Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Fitore historike në Europian, Shqipëria mposht Rumaninë 1-0 dhe shpreson

$
0
0

Pjesa e dytë

Historike! Shqipëria ka arritur fitoren e parë në Europian, suksesi i parë në një veprimtari prestigjioze ndërkombëtare. Kuqezinjtë kanë mundur Rumaninë 1-0 me gol të Armando Sadikut në minutën e 43-të të pjesës së parë. Një fitore që i mban kuqezinjtë akoma në lojë për t’u kualifikuar në raundin e 1/8 të “Francë 2016”, por në fillim duhen pritur edhe 3 ditë të tjera për të parë se si do të dalin rezultatet e skuadrave të tjera në grupe. Pra, Shqipëria punën e saj e bëri dhe tani gjithçka varet nga të tjerët. Ka qenë një ndeshje e bukur ajo e ekipit të De Biazit, i cili ka kontrolluar ndeshjen deri në fund të saj. Kapiteni Cana e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u futur në minutën e 82-të në vend të Bashës. Shqipëria i ka mbyllur ndeshjet në Grupin A me 3 pikë, ndërkohë që Franca, pas barazimit 0-0 me Zvicrën sonte, renditet në vend të parë me 7 pikë, ndërsa helvetët me 5 pikë. Në fund, Rumania me 1 pikë.

  90′ Edhe 5 minuta shtesë ndajnë Shqipërinë nga fitorja e parë në një kompeticion europian

  90′ Edhe 5 minuta shtesë ndajnë Shqipërinë nga fitorja e parë në një kompeticion europian

  86′ Goditje këndi; Mavraj i shpëton mbrojtjes, por godet jashtë

  83′ Largohet Basha i dëmtuar, në fushë Lorik Cana

  82′ Probleme fizike për Bashën, largohet me barrelë

  77’ Zëvendësimi i dytë te Shqipëria. Ermir Lenjani i lë vendin Odise Roshit

  75’ Traversa shpëton Berishën. Andone shfaqet i rrezikshëm në zonë, por kemi fat

  De Biasi kërkon qetësi nga skuadra

  68’ Zëvendësim te Rumania

BalajZëvendësimi i tretë dhe i fundit për rumunët. Në lojë futet sulmuesi i parë i skuadrës, Andone. Nga loja largohet Popa

  63’ Rast për Shqipërinë

Memushaj për pak sa nuk e kapi në befasi portierin rumun. Vlonjati gjuan, por Tatarusanu e kap në dy kohë

  60’ Rumunët rrisin presionin

Torje i ka dhënë një tjetër ngjyrë lojës së kundërshtarëve

  58’ Zëvendësim te Shqipëria

Duartroktijet janë të gjitha për Armando Sadiku i cili largohet për ti lënë vendin Bekim Balajt. Shkodrani debuton në Europian

  56’ Zëvendësim te Rumania

Denis Alibec nuk mund të vazhdojë ndeshjen, në vend të tij futet Gabriel Torje

  “Duam fitore”, kjo është thirrja që po dëgjohet në stadiumin e Lionit

  53’ Karton i verdhë për Matel. Tërhoqi për fanelle Abrashin

  50’ Shqipëria tenton një kundërsulm dhe kombinimi Memushaj-Sadiku nuk prodhon ndonjë rrezik për kundërshtarët

  46′ Rumania bën zëvendësimin e parë. Sanmartean futet në lojë në vend të Prepelita

Pjesa e parë

Është mbyllur në fitore 0-1 për Shqipërinë pjesa e parë e ndeshjes kundër Rumanisë. Takimi ka nisur mirë për skuadrën e Iordaneskut, e cila ka rrezikuar fillimisht me Stanku, i cili godet fluturimthi, por grushton Berisha. Pas disa minutave e tërhequr në gjysmëfushën e saj, kuqezinjtë kanë nisur të sulmojnë dhe rastin e atë për gol e ka Lenjani, i cili pas pasimit të Memushajt, del i vetëm me portën bosht dhe godet mbi traversë. Një super-rast për Shqipërinë, e cila ka rrezikuar pak më vonë edhe me Memushajn, i cili driblon bukur në zonë, godet, por portieri rumun devijon topin në goditje këndi. Dy minuta para fundit të ndeshjes, Sadiku ka zhbllokuar rezultatin me kokë, pas një krosimi të Memushajt nga e djathta. Sulmuesi elbasanas shënon kështu dhe golin e parë në një veprimtari ndërkombëtare për kuqezinjtë duke hyrë në histori.

Lila mes nacuve

21:43 43′ Krosim pa shumë pretendime nga e djathta, dalje e gabuar e potierit rumun dhe Sadiku shënon me kokë, duke realizuar golin e parë kuqezi në Euro 2016

  Kombëtarja rrezikoi disa herë, por ende nuk kemi gjetur golin. Ndërsa vazhdojnë thirrjet “Shqipëri, Shqipëri” në stadium.

  36’ Basha lëshon një tjetër mundësi. Goditja e tij nga brenda zonës shkon lartë mbi traversë

  23’ Çfarë mundësie! Lenjani lëshon mundësinë e artë për të shënuar kur në shtyllën e dytë nuk arrin të realizojë në portën bosh.

  20’ Shqipëria bën gjuajtjen e parë. Basha godet lehtë, asnjë rrezik për Tatarusanu

  17’ Akoma 0-0 në stadiumin e Lionit. Rumunët qarkullojnë më tepër topin. Posedimi në 15 minutat e para: 62%-38%

  10’ Kanë kaluar dhjetë minutat e para të ndeshjes, Rumani-Shqipëri 0-0

  7’ Bogdan Stancu gjuan një qendrore të rrezikshme, mbron Berisha

  6’ Karton i verdhë për Migjen Bashën. Ngritje takash në nivel të lartë

  4’ Stanciu rrezikon sërish, por Berisha e kap topin në dy kohë

  3’ Vjen goditja e parë në ndeshje. Stanciu gjuan mbi traversë

  1′ Nis sfida Rumani-Shqipëri, topin të parët e shkelmojnë rumunët

Ka nisur ndeshja e tretë dhe vendimtare mes Shqipërisë dhe Rumanisë, e vlefshme për Grupin D në Kampionatin Europian. Kombëtarja kuqezi ka zbritur në fushë pa kapitenin Cana, ndërkohë që De Biazi i ka besuar sërish Ajetit si në ndeshjen kundër Francës.

Para ndeshjesNë orën 21:00 kombëtarja shqiptare do te zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në grup me Rumaninë, por që në fakt është ndeshja me e rëndësishmja. Nga rezultati i ndeshjes do të përcaktohet deri diku edhe rrugëtimi i skuadrës sonë në këtë Europian.

Tifoze sjqiptareRumunët e konsiderojnë këtë një ndeshje për jetë a vdekje. Trajneri De Biasi ka vendosur që Lorik Cana të mos jetë pjesë e formacionit bazë. Në vend të tij do të luaj mbrojtësi Ajeti, ashtu sikundër Francës.

Tifoze femijeNjë ditë më parë De Biasi deklaroi se sot do te shënojmë gol, por edhe nuk duhet që të pësojmë. Skuadra që do të fitojë këtë duel, do të ketë edhe përfitime financiare nga UEFA.

Cunat sterviten1 milion euro është shpërblimi i fitores, ndërkohë që 1.5 milionë euro është shpërblimi që u jepet Federatave në rast se kalojnë grupin.

19 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>