
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Golem. Burime nga policia raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në afërsi të kompleksit “Xi..” në Golem.
I plagosuri është identifikuar si shtetasi E. Ç., 24 vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, Durrës. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasin, Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Këta dy shtetas kanë qenë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të nisur zbardhjen e krimit dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur plagosja.
19 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)