Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Këlcyrë, asgjësohen 12 mijë rrënjë kanabis

$
0
0
Kanabisi i sekuestruar duke u djegur (Foto ilustruese)
Kanabisi i sekuestruar duke u djegur (Foto ilustruese)

Policia e Këlcyrës ka asgjësuar rreth 12.000 bimë kanabis. Bimët narkotike me gjatësi nga 20-40 cm u zbuluan dje në vendin e quajtur “Allangjyz Meshahaj”, në afërsi të fshatit “Bubës i Dytë”. Ato ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

16 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>