Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Vija e kuqe është BE e SHBA. Ne hoqëm dorë nga sistemi, le ta bëjë dhe PD

$
0
0

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me votimin e Reformes ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a press conference where he commented on the judicial reform vote.Kryeministri takon Metën dhe ambasadorin Lu. I kundërpërgjigjet Bashës për reflektimin

Propozimi i Ramës – “I kam propozuar kryetarit të PD në tavolinë ta heqim fare as 3/5, as 2/3, të mos kalojë fare në parlament, përzgjedhja e këtyre njerëzve, të bëhet me mekanizmat e parashikuar si mekanizma zhbllokues, që në rast se nuk bëhen 2/3, ka mekanizma të përcaktuar zhbllokues. Të mos vijë fare në parlament”.

Takimi me Lu – Kryeministri ka pasur një takim të gjatë në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu. SHBA e përshëndeti votimin e draftit në komision, por njëherësh shprehu nevojën për një konsensus mes palëve

Kryeparlamentari – Ashtu si çdo të mërkurë, Rama nuk ka harruar të shkojë në zyrën e aleatit të tij, kryeparlamentarit Ilir Meta, për të diskutuar mbi zhvillimet politike ku kryetema e bisedës ka qenë reforma në drejtësi

BLEDAR HOTI

Pas dy takimeve të veçanta me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe më pas me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë për shtyp duke i bërë thirrje opozitës, kryedemokratit Lulzim Basha që të tërhiqet nga vendet e rezervuara dhe të votojë draftin e reformës në drejtësi. Për kreun e qeverisë, vija e kuqe që ai përmend janë SHBA dhe BE dhe sipas tij, Basha nuk duhet ta kapërcejë atë.

Takimi me Metën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e djeshme duke zhvilluar një takim konsultues me aleatin e tij kryesor në qeverisje, kryeparlamentarin Ilir Meta. Dy drejtuesit e koalicionit u takuan në zyrën e kryeparlamentarit dhe për 40 minuta kanë biseduar mbi zgjidhjen e ngërçit të reformës në drejtësi, ku tashmë çështja e vettingut dhe vendet e rezervuara të opozitës janë pikat që po ndajnë PS-në dhe PD-në. Kreu i LSI-së, Meta, kohët e fundit ka qenë tepër aktiv sa i përket reformës në drejtësi, duke luajtur rolin e negociatorit me opozitën dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. LSI ka kërkuar një draft konsensual mes PD-së dhe PS-së, ku Meta ka theksuar se do të ishte dakord për të miratuar reformën në drejtësi, edhe pse e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi për një çështje të tillë. Mes PS dhe LSI u përfol se ka kontradikta sa i përket çështjes së reformës në drejtësi, ku vetë Rama pati deklaruar se paketa e reformës do të shkojë për miratim në Kuvend, duke mos e pritur opozitën. Ndërsa ky qëndrim pati kontestimin e Metës, që u duk me veprimin e tij, duke i kërkuar një takim të veçantë kryedemokratit Lulzim Basha. Por gjatë këtyre ditëve pati dhe përafrim qëndrimesh mes PS-së dhe LSI-së, që u konstatua në bashkimin e votave në miratimin e paketës kushtetuese në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Konferenca e Ramës

Kryeministri Edi Rama, në daljen përpara mediave, i ka kërkuar publikisht opozitës që të tërhiqet nga qëndrimi i saj, pasi sipas tij, të njëjtën gjë e ka bërë dhe mazhoranca. “Ne jemi të vendosur në këtë pikë sepse ne duam që vëllazëria në krim, mes gjyqësorit dhe politikës të prishet. Por një gjë duhet ta kenë hshumë të qartë. Do të isha më i menduar edhe pse vështirë se do të ndryshoja mendim, nëse këtë pozicion do ta mbaja vetëm unë, nëse vija e kuqe për të cilën kam folur, do të ishte vija e penelit tim, por ky është pozicioni i SHBA-së, ky është pozicioni i BE-së, ky është pozicioni i këtyre partnerëve strategjikë, në një proces ku përveçse do t’u shërbejë familjeve shqiptare, reforma do t’i shërbejë drejtpërdrejt afrimit me BE. Pra, ne, mund të bëjmë teorikisht një reformë që e tradhton popullin shqiptar se janë bërë shumë reforma, që i janë thënë popullit shqiptar që janë reforma dhe kanë qenë tradhti të interesave kombëtare e publike. Por ne nuk mund të bëjmë dot një reformë e t’ia hedhim Bashkimit Europian. Nuk ka ardhur Bashkimi Europian t’i bjerë derës dhe të thotë duam të futemi në Shqipëri. Është Shqipëria që i bie derës e thotë duam të futemi në Bashkimin Europian. Atëherë, për të hyrë në atë derë ka një radiografim të vendit, të shtetit, të institucioneve, njësoj si radiografimi që ne duam për gjyqtarët e prokurorët dhe atë radiografim nuk e bëjnë partitë atje, por e bën një sistem i tërë. Të njëjtën gjë duam ne”, tha Rama, duke iu referuar procesit të quajtur “vetting”. I nxitur nga pretendimet e Partisë Demokratike për “moskapje të drejtësisë nga politika”, kryeministri Rama është shprehur se pikërisht, mosfutja e duarve të partive në procesin e skanimit dhe vlerësimit të anëtarëve të sistemit të drejtësisë është shkak, që shumica qeverisëse ka pranuar mosemërimin e gjykatësve me shumicë të thjeshtë dhe as me 3/5-at, por me 2/3-at. “PD-ja vazhdon të tregojë përralla nga frika e Reformës në Drejtësi. Dëgjoni dy shifra interesante; Nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të nëntë i ka zgjedhur qeveria e PD-së, madje ka edhe ndonjë nga ata të 9 që është zgjedhur me më pak se 71 vota, 60 e ca vota. Nga 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë, 16 i ka zgjedhur qeveria e PD-së dhe thuajse gjysma e tyre janë zgjedhur me 71, 72, 73, pra me një shumicë të thjeshtë.

Çfarë është ky sistem sipas PD?! Është i kapur apo është i pakapur?!”, deklaroi Rama. Ai shtoi se kjo nuk është një reformë politike, duke e krahasuar me “supë që mund të miratohet nga Parlamenti për popullin shqiptar”, por që ajo duhet të marrë notën kaluese nga Bashkimi Europian. Për çfarë na e përsërisin 88-n? Çfarë rëndësie ka në fund të ditës, sesi e lexon 88-n Lulzimi, apo si e lexoj unë? Nuk ka asnjë rëndësi. Në fund fare, reforma që po bëjmë është një reformë që duhet me patjetër të marrë vulën e miratimit të Bashkimit Europian dhe nuk e merr këtë vulë, duke i çuar në tavolinë Brukselit, të shkruar 88-n në shqupisht apo socialisht. 88-n e lexojnë vetë ata, anglisht-anglisht dhe nuk ka nevojë për ta përkthyer as nga SHQUP-i, as nga qeveria. Nëse ata do ta lexonin 88-n siç e lexon SHQUP-i, do të ishim të gjithë në rregull. Kjo nuk është reformë e Partisë Socialiste për Partinë Socialiste. Kjo është reformë ku Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Demokratike e gjithë të tjerët kanë pasur mundësinë të japin kontributin e tyre. Dikush e ka dhënë, dikush jo. Koalicioni ynë e ka dhënë, opozita s’e ka dhënë, ose e ka dhënë sipas saj. Në fund të ditës, kjo nuk është një supë që po e gatuajmë në kazanin e Parlamentit tonë dhe pastaj do t’ua japim ta hanë, ata të cilët për shumë vite me radhë këtu janë abuzuar, njerëzit e zakonshëm, me gjithfarë gënjeshtrash e pseudoreformash. Jo! Është një reformë që duhet ta miratojë Bashkimi Europian. Pikë!”, shtoi Rama. Pavarësisht se e majta shprehet se ka hequr dorë nga kapja e sistemit, mazhoranca dhe opozita gjenden në skalionet e tyre sa i përket reformës në drejtësi. “I kam propozuar kryetarit të PD në tavolinë ta heqim fare as 3/5, as 2/3, të mos kalojë fare në parlament, përzgjedhja e këtyre njerëzve, të bëhet me mekanizmat e parashikuar si mekanizma zhbllokues, që në rast se nuk bëhen 2/3, ka mekanizma të përcaktuar zhbllokues. Të mos vijë fare në parlament”, shtoi Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>