Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme një takim me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schultz me të cilin siç tha, ndau shqetësimet e opozitës rreth gjendjes në vend, që nga problemi i korrupsionit, krimit dhe mungesës së zgjedhjeve të lira.
Duke folur për mediat pas këtij takimi, Basha ripërsëriti akuzat ndaj dyshes Rama-Meta të cilët sipas tij jo vetëm nuk bënë dekriminalizimin, por kriminalizuan pushtetit vendor përmes kandidimit të personave me të kaluar kriminale.
“Rama dhe meta bllokuan procesin e dekriminalizimit, ndaj nuk pati dekriminalizim, por kriminalizim të pushtetit vendor. Individë me precedentë kriminalë kandiduan në këto zgjedhje. Krimi ka zaptuar institucionet kryesore të vendit. E sigurova zotin Schulz se opozita dhe unë personalisht jemi të vendosur të ecim përpara me procesin e dekriminalizimit. Nuk mund të ketë të ardhme evropiane për Shqipërinë me kryetarë bashkish e deputetë me rekorde kriminale”, tha Basha.
14 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Basha takon Martin Schulz: Rama-Meta kriminalizuan pushtetin vendor u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.