Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Fullani: Më riktheni si guvernator të BSH-së

$
0
0

Ardian-FullaniPas pafajësisë, ish-numri 1 i Bankës së Shqipërisë kërkon pagat e ndërprera dhe rikthimin në detyrën para se të arrestohej. Ai u shpall i pafajshëm për vjedhjen e Thesarit të Shtetit dhe për blerjen e ish-hotel “Dajtit”

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kërkon që të kthehet në detyrën që ishte para se të arrestohej me urdhër të prokurorisë. Në seancën e djeshme në Gjykatën Administrative, mbrojtja e Fullanit kërkoi nga gjykata që klienti i tyre të rikthehej në detyrë dhe t’i paguheshin të gjitha pagat nga momenti i ndërprerjes e deri në ditët e sotme. Mbrojtja lexoi konkluzionet përfundimtare. “Kërkohet riintegrim dhe përfitim të pagës bruto deri në fund të mandatit të tij si guvernator dhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Kthimin në detyrë dhe 15 milionë lekë kompensim për dëmin moral”, thuhej në konkluzionet që lexoi avokatja Erinda Ballanca.

Mësohet se kërkesa për kthimin në detyrë është një kërkesë e re që nuk ishte bërë deri tani dhe u lexua nga avokatja mbrojtëse e ish-guvernatorit Erinda Ballanca. Në muaji prill, Gjykata Administrative nisi shqyrtimin e kërkesës së ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit, ndërsa një seancë më parë, Gjykata Administrative mbylli shqyrtimin e padisë për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij dhe pagat deri në fund të mandatit si guvernator. Në atë seancë, gjykata administroi si provë raportin psikologjik për Fullanin. Sipas psikologes, ish- guvernatori ka pësuar dëmtime të rënda psikologjike pas shkarkimit nga detyra, dëmtime që sipas saj do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Nga ana tjetër, avokatët e Fullanit u shprehën se dëmi psikologjik i klientit të tyre është shkaktuar nga mediat.

Bazuar në kërkesë, Fullani kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh. Mbrojtja ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin. Ish-guvernatori kërkon gjysmë milion euro. Kërkesa u depozitua disa muaj më parë, ndërsa Fullani kërkon dëmshpërblim pas shkarkimit të padrejtë që i është bërë nga posti shtatorin e vitit të kaluar. Në kërkesën që ka depozituar në gjykatë thuhet se është shkelur parimi i rëndësishëm kushtetues i prezumimit të pafajësisë, në mënyrë të paprecedentë. Avokatët kanë pretenduar se Banka e Shqipërisë, Kuvendi apo Komisioni i Ekonomisë, duhet që të prisnin një vendim të formës së prerë, para se të ndërmerrnin shkarkimin e zotit Fullani.

Mbrojtësit ligjorë pretendojnë se akuzat e ngritura për klientin e tyre nga prokuroria janë cilësuar si të paligjshme, madje edhe arrestimi i tij. Në Gjykatën Administrative janë depozituar edhe vendimet e Shkallës së Parë dhe të Apelit, që e shpallën Fullanin të pafajshëm. Bashkë me këto vendime, në dosje janë edhe argumentet e këtyre dy shkallëve të gjyqësorit, si dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë, që vendosi shkarkimin dhe të Kuvendit që e zëvendësoi në atë post. Sipas padisë, ligji nuk i jep të drejtë Kuvendit të iniciojë shkarkimin e guvernatorit apo edhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore, detyra të cilat i mbante të dyja Fullani. Në këtë rast, thuhet në padi, Këshilli Mbikëqyrës ka kërkuar vetëm shkarkimin e Fullanit nga posti i guvernatorit, por Kuvendi ka tejkaluar atë çfarë i është kërkuar, duke e shkarkuar edhe nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës.

Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Apelit vendosi që të linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i dha pafajësi Fullanit. E veçanta në këtë proces gjyqësor ishte kohëzgjatja, pasi brenda një seance, trupi gjykues dëgjoi prokurorinë, e cila kërkoi pesë vjet burg për ish-guvernatorin, avokatët që kërkuan pafajësi dhe në fund shpallën vendimin: faktet e paraqitura nga prokuroria nuk përbëjnë vepër penale. Në apel, prokuroria paraqiti të njëjtat fakte si në Shkallën e Parë. Akuza kërkonte shpalljen fajtor të Fullanit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, si dhe dënimin e tij me pesë vjet burgim. Ndërkohë, pas pafajësisë së Apelit, prokuroria nuk e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>