Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

PS kërkon përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga Parlamenti

$
0
0

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin “Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise”./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.Ish-kryeministri: Rama racist, urren veriorët! Revoltohet Balla, i bie tavolinës me grusht. Braçe i kujton dhunimin e opozitës 20 vite më parë

HERION MESI

Partia Socialiste kërkon që deputeti demokrat Sali Berisha të përjashtohet për dhjetë ditë nga Kuvendi. Për socialistët është e papranueshme që një ish-president dhe ish-kryeministër, që pas thirrjeve për armatosje të popullatës kundër qeverisë, nga foltorja e Kuvendit të vijojë thirrjet e tij për ndasi të vendit në Veri dhe Jug. Për këtë arsye, 8 deputetë të grupit parlamentar të PS-së i janë drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që të thërrasë në mbledhje urgjente Byronë e Kuvendit dhe të penalizojë Sali Berishën për shkak se kundërshtoi Rregulloren e Kuvendit. “Nuk mund të tolerohet të vazhdojë me zhargon një ish-kryeministër i cili bëri thirrje për ndasi mes Veriut dhe Jugut. Nuk e ka për herë të parë, thirrni Byronë, të merrni masa për ta përjashtuar deputetin Berisha për 10 ditë”, deklaroi kreu i grupit të PS-së, Ruçi. Në përgjigje, nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, tha se mbledhja do të zhvillohet pas 48 orësh nga dorëzimi me shkrim i kërkesës.

Deklaratat e Berishës dhe Braçes

I kanë mjaftuar vetëm 20 minuta deputetit demokrat që ta kthejë sallën e Parlamentit në një arenë beteje mes të tijve dhe socialistëve. Shkak janë bërë formularët e dekriminalizimit të publikuar këto ditë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku të zgjedhur nga e majta dhe e djathta kanë vetëdeklaruar të shkuarën e tyre me rekorde kriminale, apo disa të tjerë, duke nisur që nga kryeministri Edi Rama, të cilët deklaruan se kanë ndryshuar emrat e tyre të mëparshëm. Berisha tha se ligji për dekriminalizimin tregoi se vrasësit dhe trafikantët i futi në Parlament, Edi Rama. “Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del që s’ia kam ndërruar unë emrin, por e ka ndërruar ai emrin. Unë i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Të vijë të tregojë se nga Edvin u bë Edi. Për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të akuzave të Kadriovskit. Për shkaqe të cilat ai duhet t’i sqarojë. A qëndron te ky ndërrim emri nënshtrimi i tij para krimit, dhe shndërrimi i qeverisë dhe administratës së tij në një organizatë kriminale”- deklaroi Berisha. Ai tha se Rama ka dekoruar himnet antikosovare. Ruçi, nga vendi, ka kërkuar të respektohet rregullorja. Teksa Berisha vijonte fjalën duke thënë se Rama është racist ndaj veriorëve… nga Laçi në Vermosh i quan kriminelë dhe vetëm me ta futesh në politikë, shenja nervozizmi do të vinin nga salla, ku kulmi u shënua nga socialisti Taulant Balla i cili do t’i binte fort me dorë tavolinës, duke kërkuar ndërprerje të seancës. Por me të rinisur seanca, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi ndërprerjen si përpjekje për t’i hequr të drejtën e fjalës. Por kreu grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, deklaroi se ai e kishte kërkuar fjalën për procedurë më herët. Në këtë situatë, drejtuesi i seancës, zoti Idrizi, kërkoi edhe dy minuta pushim, duke e ndërprerë seancën për herë të dytë. Dhe sërish rinisja do të fillonte aty ku u mbyll seanca, me fjalim të Berishës nga foltorja, duke vijuar akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama. “Ky njeri urren Veriun më shumë se armiqtë më të egër të shqiptarëve. Rama ua thotë të huajve se ata me kriminelë qeverisen. Merrni listat e deputetëve të PD, në çdo zgjedhje nga 91 deri më sot. Nxirrni kundërvajtjet rrugore, ligjin e Ramiz Alisë. Turp të keni”- deklaroi Berisha. Por seanca e djeshme përkoi me 20-vjetorin e protestës së 26 majit 1996, ku opozita e majtë e asaj kohe do të ishte pre e dhunës shtetërore të udhëhequr nga Partia Demokratike. “Ne kishim të drejtë ta fillonim me 20-vjetorin e 26 majit të 1996-s. Ka ndodhur që është dhunuar opozita shqiptare, deputetë që ti ke në krahë zonja ish-kryeparlamentare, iu thyen dhëmbët në sheshin ‘Skënderbej’, një ish-gazetar ka vdekur si rezultat i kësaj dhune dhe ne prapë nuk thamë asnjë fjalë. Vazhduam rregulloren, kurse ju i thoni kryeministrit kriminel”- u shpreh socialisti Gramoz Ruçi. Një tjetër deputet i PS-së, Erjon Braçe, në fjalën e tij do të kujtonte dhunën e asaj kohe që regjimi i Berishës ushtroi ndaj tij 20 vite më parë. Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat, u shpreh se një ambasador i një vendi të rëndësishëm i ka deklaruar se “Rama, në mënyrë absolute,  këtë e ka thënë, jo më larg se para tre-katër ditësh nga dita e sotme. Ka thënë se zoti Rama i ka pohuar se ka vendosur, ka marrë kriminelë nga Veriu pasi ato zona të atilla janë dhe se ia mori Berishës për të fituar në ato zona. Unë e sfidoj këtu, do ta sfidoj në Parlament, do ta sfidoj para gjithë botës që të gjejë qoftë dhe një të vetëm, jo tani por nga viti 1991 deri më sot, në listat e deputetëve të PD me antecedentë vrasjen, unë dorëzoj mandatin tim. Një të vetëm po gjeti. Por të shpifësh e trillosh me mashtrime të tilla është një akt i ulët. Të justifikosh krimin, duke trilluar, do të thotë se je më kriminel se ata që kanë vrarë”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>