Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Marrëveshje mazhorancë-opozitë për reformën në drejtësi: Rama: Do bëhet ose do bëhet

$
0
0

komisionOpozita dhe mazhoranca kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me reformën në drejtësi, një nga kërkesat kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist, ka komentuar fare shkurt se reforma nuk ka rrugë tjetë veç konkretizimit në shtator. “Reforma në drejtësi do bëhet ose do bëhet…”, – ka thënë ai duke konfirmuar vendosmërinë e shumicës.

Pasi një javë më parë konfirmoi se do të bëhej pjesë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, gjatë mbledhjes së parë të zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit u ra dakord që ky komisionit të përbëhet nga 10 anëtarë, ku opozita dhe mazhoranca do të kenë përfaqësim të barabartë me nga 5 anëtarë.

Në nisje të mbledhjes së parë të këtij komisioni, kryetari Fatmir Xhafaj bëri me dije faktin se mazhoranca dhe opozita do të kenë përfaqësim të barabartë në këtë komision, ndërsa vlerësoi si mjaft pozitiv vendimin e opozitës për t’u bërë pjesë e një reforme kaq të rëndësishme, që siç tha, ka të bëjë me fatin e demokracisë në vend.

“Kemi pasur një takim me zotin Halimi sot dhe kemi rënë dakord që komisioni të përbëhet nga 10 anëtarë ku mazhoranca dhe opozita do të kenë nga 5 anëtarë. Është një gjë pozitive që edhe opozita më në fund bëhet pjesë e këtij komisioni, që ka në fokus një nga reformat më të rëndësishme në vend. Uroj dhe shpresoj se roli i opozitës do të jetë konstruktiv në funksion të pritshmërisë që ka vendi dhe populli  lidhur me këtë reformë”, tha Xhafaj.

Ndërkohë, nga ana e tij, nënkryetari Eduard Halimi falenderoi partnerët ndërkombëtarë, që sipas tij bënë të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje, por edhe përfaqësuesit e mazhorancës për fleksibilitetin e treguar, ndrysa shtoi se ajo për të cilën shqetësohet opozita janë standardet.

“Falënderoj partnerët ndërkombëtarë që bënë të mundur arritjen e marrëveshjes, pas takimeve të mëngjesit të sotëm. Komisioni do të jetë paritar, kryetari do të ketë votën, duke pasur parasysh që procesi të përputhet me standarde. Shqetësimi i opozitës lidhet me standardet. shpresoj që edhe komisioni për dekriminalizimin të ecin në një drejtim”, tha Halimi.

Reforma në drejtësi, Lu dhe Vlahutin takojnë Fatmir Xhafajn në Kryesinë e Kuvendit

Lu-dhe-Vlahtun_1Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim paraditen e sotme me kryetarin e komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili është në të njëjtën kohë edhe kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

Në qendër mendohet të ketë qenë reforma në drejtësi dhe konkretisht vendimi i opozitës për t’u bërë pjesë e diskutimeve.

13 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Marrëveshje mazhorancë-opozitë për reformën në drejtësi: Rama: Do bëhet ose do bëhet u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>