Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Meta: Fokusi te reforma në drejtësi. Schultz: Debatet e brendshme të mbeten këtu

$
0
0

meta-schultzPresidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e parlamentit shqiptar, Ilir Meta në ambientet  e Kuvendit. Pas takimit, dy zyrtarët e lartë kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij kryeparlamentari Ilir Meta shprehu kënaqësinë që vizita e Schultz përkon me një ditë të rëndësishme për Europën, por edhe Shqipërinë, që është arritja e një marrëveshje për kapërcimin e krizës në Greqi, ku meta vlerësoi veçanërisht rolin konstruktiv të kreut të Parlamentit Europian, Schultz.

Meta e cilësoi këtë vizitë si tregues të vëmendjes dhe mbështetjes se PE dhe BE për Shqipërinë dhe perspektivën evropiane për vendin, ndërsa u shpreh se e kishte garantuar presidentit e PE për vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushje të 5 prioriteteve kyçe, ku pas përfundimit me sukses të reformës territoriale-administrative dhe zgjedhjet lokale, fokusi është tek reforma në drejtësi.

“Kjo vizitë është tregues i vëmendjes dhe mbështetjes së BE dhe PE për Shqipërinë dhe perspektivën evropiane për Shqipërinë. PE ka qenë një hap përpara në mbajtjen gjallë të perspektivës evropiane të rajonit.

I shpreha Presidentit Schultz gatishmërinë në përmbushje të 5 prioriteteve kyçe. Pas përfundimit të reformës territoriale-administrative dhe zgjedhjeve lokale, fokusi ynë është reforma në drejtësi. Përmes planit të veprimit, Kuvendi do ta rrisë rolin mbikëqyrës ndaj plotësimit të prioriteteve dhe rritjes së transparencës. Kemi biseduar edhe për marrëdhëniet në rajon. Shpreh mirënjohjen për mbështetjen që PE jep në Kosovë, në kuadër të progresit të saj dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që Shqipëria e mbështet plotësisht”, tha Meta.

Nga ana e tij, Presidenti PE ka vlerësuar arritjen e bërë nga qeveria shqiptare dhe veçanërisht parlamenti në kuadër të bashkëpunimit rajonal ka një rëndësi shumë të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Schultz i bëri apel klasës politike shqiptare që debatet e brendshme të mos i çojë në Parlamentin Europian, ashtu siç sipas tij, ka ndodhur rëndom, por t’i zgjidhin konfliktet përmes konsensusit.

“Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, në shumë raste debatet në parlamentin shqiptar transporton në Strasburg, ndërkohë që debatet e brendshme duhet të mbeten këtu. Megjithatë, mbetemi ende optimist se marrëdhëniet ndërparlamentare mes PE dhe parlamentit shqiptar do të intensifikohen”, tha Schultz, i cili gjithashtu vlerësoi rëndësinë e madhe që ka për qëndrueshmërinë e një vendi reforma në gjyqësor, që sipas tij duhet të jetë prioritet edhe për Shqipërinë.

13 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Meta: Fokusi te reforma në drejtësi. Schultz: Debatet e brendshme të mbeten këtu u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>