Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Të shtëna me armë jashtë Shtëpisë së Bardhë, plagoset agresori

$
0
0

shbaTë shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme jashtë Shtëpisë së Bardhë, në SHBA.

Ngjarja ka vënë në alarm policinë që ka rrethuar menjëherë zonën përreth dhe ka qëlluar me armë zjarri agresorin e armatosur teksa i afrohej pikës së kontrollit.

Presidenti amerikan Barack Obama raportohet se nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në momentin e të shtënave me armë.

Policia amerikane, e cila ka në juridiksion periferinë e Shtëpisë së Bardhë tha se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 15:00 me atë lokale, në “West Executive Drive”. Ky ambient ndodhet brenda perimetrit të sigurisë së kompleksit të Presidencës dhe ndan zyrat e “West Wing” nga “Eisenhower Executive Office”, ku gjenden ambientet e të tjera të Zyrës Ekzekutive të presidentit amerikan, përfshi edhe zyrën ceremoniale të zv.presidentit Biden.

Raportuesit e ndodhur në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë janë lajmëruar menjëherë të strehohen nëpër vende të sigurta, madje edhe në bodrumet e Presidencës. Ndërkohë snajperë të gatshëm për çdo rast janë parë mbi tarracën e Presidencës amerikane.

20 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>