Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 punonjëset e shtëpisë së fëmijës, të cilat akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin në jetimore.
Në burg janë lënë ish-drejtoresha Albana Llazani dhe 4 edukatore.
Rafaela Camaj29 vjeç , punonjësve e Qendrës
Shpresa Nishani,57 vjeç punonjësve e Qendrës
Najada Rramolli, 37 vjeç punonjësve e Qendrës
Violeta Marku, punonjësve e Qendrës 55vjeç
Rrahjet dhe dhuna psikologjike janë më të paktat që rrëfehen në dëshmitë e fëmijëve të mitur. Neglizhenca e tyre ka lejuar dhunime seksuale ndaj të miturave, çfarë në fakt jep sinjalet tronditëse për këto lloj institucionesh në Shqipëri.
Skandali i radhës u zbulua nga institucioni i Avokatit të Popullit. Grup i tij i kontrollit ndodhej në Sarandë për të zbuluar një rast ku vajzat që mbushnin moshën dhe dilnin nga jetimorja binin pre e një rrjeti trafiku prostitucioni, ndërsa djemtë në trafik droge. Duke hetuar këtë rast, për të cilin duhen ende prova, mori dëshmi për një tjetër institucion, atë Shkodrës, nga një dëshmi e rastësishme.
20 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)