Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kategoria Superiore, sot luhet akti i fundit

$
0
0

Skenderbeu ndeshjaMisteret rreth titullit, vendit të tretë dhe mbijetesës zbulohen brenda 90 minutave

Renditja – Skënderbeu 76 pikë, Partizani 74, Kukësi 60, Teuta 60, Tirana 53, Vllaznia 36, Laçi 35, Flamurtari 35, Bylis 32, Tërbuni 17.

Futbolli shqiptar do të përjetojë një mesjavë shumë të veçantë, pasi sot ulet sipari i kampionatit të Kategorisë Superiore, ku si rrallëherë, thuajse çdo gjë është në diskutim deri në vërshëllimën përfundimtare. Kur secila skuadër ka edhe 90 minuta për të luajtur në këtë edicion, thuajse të gjitha ndeshjet do të jenë finale të mirëfillta, pasi në diskutim janë titulli kampion, vendi i tretë që të siguron pjesëmarrjen në Europa League si dhe emri i skuadrës së dytë që do të shoqërojë Tërbunin në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë e drejtuar te dueli në distancë mes Skënderbeut dhe Partizanit që luftojnë për titullin kampion. Korçarët luajnë në Vlorë ndeshjen që vendos sezonin e tyre, ndërsa u duhet medoemos që të fitojnë ndaj Flamurtarit që nuk ka ende sigurinë e mbijetesës, për të bërë të tyrin titullin e 6-të kampion radhazi. Skuadra e Josës ka gabuar shumë në fazën e katërt dhe i ka dhënë mundësinë Partizanit që të shkurtojë në 2 pikë diferencën. Të kuqtë, duke pasur një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte të këtij sezoni me ekipin korçar, shpresojnë te hapi i gabuar i tyre në mënyrë që të fitojnë një titull kampion i cili u mungon prej 23 vitesh.

Por edhe të kuqtë nuk do ta kenë të lehtë të marrin tri pikët në ndeshjen e tyre përballë Teutës, e cila është e përfshirë në luftën për vendin e tretë, që siguron pjesëmarrjen në Europa League dhe të ardhura të ndjeshme për klubin durrsak. Teuta ka pikë të barabarta me Kukësin, i cili ka një avantazh të dyfishtë në këtë duel: ai ka një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte të sezonit, si dhe luan duelin e fundit të kampionatit përballë Tiranës, ndër të paktat skuadra pa një objektiv konkret në javën e 36-të të Superiores.

Lufta për mbijetesën është një ekuacion shumë i vështirë për t’u zgjidhur, pasi të përfshira janë 3 skuadra. Bylisi është skuadra më e kuotuar për të rënë në Kategorinë e Parë, por një fitore e ballshiotëve në javën e fundit ndaj Vllaznisë që ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar dhe humbjet e Flamurtarit e Laçit, mund të mbajnë mes më të mirëve këtë ekip, i cili do të luajë javën e fundit pa trajnerin Zilxhoviç.

 

Java 36

Laçi-Tërbuni

Kukësi-Tirana

Vllaznia-Bylis

Flamurtari-Skënderbeu

Partizani-Teuta


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748