Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Veliaj sfidon drejtësinë: Do punoj për të bllokuar ndërtimet te diga

$
0
0

VeliajKreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka këmbëngulur se pallatet tek diga e Liqenit nuk do të ndërtohen. Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për të rrëzuar kërkesën e bashkisë për mosndryshimin e trupës gjyqësore, Veliaj u shpreh shumë i zhgënjyer dhe paralajmëroi se do të punojë në “fshehtësi” për të bllokuar ndërtimin e pallateve tek diga.

“Jam shumë i revoltuar, sepse Tirana nuk do t’ia falë këtë gjë. Sot u pa se si kushërinjtë gjykojnë kushërinjtë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër kur çështje të gjykohet në themel nga këta gjyqtarë, – u shpreh Veliaj. – Këtu luhen 220 milionë euro. Në momentin që kushërinjtë gjykojnë kushërinjtë, dihet si del rezultati, prandaj duhet dhe reforma në drejtësi. Unë këtë e bëra për t’i demaskuar të gjithë këta, me përjashtim të një gjyqtari që zgjodhi popullin. Nesër do shikojmë një gjyq fars, ku qytetarëve u hyhet në hak”.

Megjithatë Veliaj deklaroi i vendosur se do të punojë paralelisht, pavarësisht nga vendimi i gjykatës për të bllokuar ndërtimin tek diga e Liqenit Artificial: “Ne sapo kemi depozituar një padi, e cila për sa kohë nuk ka një vendim të Gjykatës së Lartë, atëherë ky gjyq duhet të pezullohet. Vetëm pasi të kemi një vendim nga kjo gjykatë, atëherë mund të kemi një gjykim në themel të çështjes, sepse nuk ia vlen të fyhesh një popull të tërë. Gjykata fillimisht duhet të gjykojë këtë padi, pastaj të vendosë”.

“Ndërtimi te diga nuk do të ndodhë, e përsëris, nuk do të ndodhë. Ashtu si gjykata e gjykoi në fshehtësi, sepse bashkinë nuk e pranoi si palë, edhe unë kam filluar punën në mënyrë paralele për të bllokuar atë ndërtim së bashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës, – paralajmëroi Veliaj. – Gjykata është kthyer në markatë, si sistem i kalbur i drejtësisë. E përsëris që nuk do të ketë ndërtime te diga, ia premtoj këtë qytetarëve të Tiranës”.

18 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>