Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arratisjes së Klemend Balilit, i kërkuar nga policia greke për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Përmes një postimi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Berisha i cilëson dezinformim deklaratat e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, i ashtuquajtur Eskobari i Ballkanit është përcjellë me nderime shtetërore drejt Hanoit me destinacion Kubën, ku sipas Berishës, do të jetë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Genci Xhixhës.
Deklarata e plotë e Berishës në Facebook
Edvin Shullazi përcjell Edeskobar-in me nderime shtetërore drejt Hanoit me destinacion Kubën!
Të dashur miq, Edvin Shullazi, pas zbulimit nga autoritetet greke dhe amerikane të Edeskobarit, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe sivlla Kokëdhimes, njoftoi shqiptarët nëpërmjet Saje qorrit se prej kohësh policia shqiptare po bënte hetime rreth grupit në fjalë. Me këtë dëzinformim të Saje qorrit, me të cilin Rama kërkonte të mashtronte opinionin publik brenda dhe jashtë vendit për lidhjet e tij dhe sivlla Kokëdhimes direkte me Edeskobar-in, pardje, Rama përcolli me “nderime” shtetërore, pa e regjistruar në sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubës, drejtim në të cilin nisën edhe Arben Frrokun, por qe ky nuk zbatoi porosinë dhe u kthye në Holandë, në vendin e krimit ku dhe e arrestuan.
Edeskobar, thanë burime të informuara mirë, është nisur për në Hanoi nga do të kalojë direkt për në Kubë. Në ishullin e Karaibeve ai do të jetë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhes. Vetëm 24 orë pas largimit me nderime shtetërore të Edeskobar-it nga Shqipëria dhe 72 orë pas denoncimit nga unë të lidhjeve të tij me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën ky i fundit reagoi ndaj akuzave të mia duke ja faturuar Edeskobar-in Metës, që është në Washington.
Madje ne reagimin e tyre te trashë, sivëllezërit shkuan aq larg saqe deklaruan se une gjoja paskërkam bërë fjalë për një Hotel që ai paskërka me Ilir Metën. Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:
-Edeskobari ka pasur lidhje shumë të ngushta me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën, dhe për këto ka fakte të pakundërshtueshme!
-Edeskobari mund të jetë edhe vëlla me Ilir Metën por se ai ishte prej kohesh në hetim nga policia shqiptare nuk e tha Edmond Panariti por e tha Saje qorri.
-Edeskobari mund të njeri i afert me Ilir Metën por me nderime shtetërore e përcolli per në Kubë Edi Rama nëpërmjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit.
Së fundi, reagimi i vonuar ndaj akuzave të mia, vetëm pas largimit të Edeskobarit nga Shqipëria, të sivlla Kokëdhimes dëshmon se ata nuk guxuan ta shesin ate tek Meta sa kohë ai ishte në Shqipëri! sb
14 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)