Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kadare: Dekriminalizimi proces jetësor, e pafalshme nëse s’kryhet

$
0
0

kadare“Procesi i dekriminalizmit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet. Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një provë, por është e detyrueshme të kryhet”. Kështu u shpreh në Gjirokastër shkrimtari i shquar Ismail Kadare gjatë një takimi me lexuesit e tij.

Zoti Kadare tha se Shqipëria në këtë stad qe ndodhet, po ta shikojme në vizionin historik, le ta marrim 5000-6000 vjet, është në stadin më kulmor të saj. S`ka qenë ndonjëherë në pozitë më të favorshme, tha Kadare.

“Por,” – vijoi më tej ai – “për fat të keq pozitat e favorshme krijojnë edhe tension të pafavorshëm” . “Shqipëria” – tha Kadare – “ndodhet në një gjendje tipike ku shansi i madh ka edhe një ngatërresë të madhe midis nesh , shqiptarëve vetë”.

“Unë mendoj, tha Kadare se kjo gjë nuk është fatale , nuk është për të vënë duart në kokë, nuk është për të vënë ulërimën, nuk është për të filluar vaji , o bo bo sa keq .. “Janë gjendje që popujt i kapërcejnë , i kalojnë”, tha shkrimtari i madh shqiptar.
“Kryesorja, është se kjo është hera e parë në historinë e kombit tonë që vendi ynë , populli shqiptar ka braktisur një pozicion,një skajim të keq , jashtë Evropës siç ka qenë dëbuar nga Europa;ka qenë dëbuar dy herë nga Europa nga osmanët dhe nga komunistët”.

“Eshtë vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës perandoria osmane apo regjimi komunist shqiptar”, u shpreh Kadare. Sipas tij “ tani është koha e tretë e Shqipërisë “.
“Koha e tretë” – tha ai – “që Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të botës , që quhet qytetërimi perëndimor”.
I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme. I ka kapur me radhë të gjithë popujt,tha Kadare, herë një popull, herë një tjetër, na ka kapur dhe neve. Psh të famshëm për të ikur nga vendi i tyre kanë qenë italianët. Akoma më të famshëm kanë qenë irlandezët. Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit. “Është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakez e kthyer në modë,”- tha Kadare.

“Unë kam besim, u shpreh Kadare , se do gjendet drejtëpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet”.

Zoti Kadare e viziton qytetin e tij të lindjes në tetëdhjetë vjetorin e tij.

Të shtunën ai u rikthye në shtëpinë e tij të lindjes, të restauruar pas gati 20 vitesh, ku u takua me dhjetera përkthyesit e veprës së tij që u mblodhën në odanë e Kadareve nga gjithë bota.
“Në këtë oda nisa të shkruaja shkrimet e para, tha Kadare. “Ulesha në gjunjë dhe nga dritarja vinte një dritë e çuditshme nga Veriu,” – vijoi ai rrëfimin, duke sjellë histori familjare dhe të krijimtarisë së tij si poet dhe prozator.

Kadare u bëri thirrje bashkëqytetarëve ta ruanin qytetin dhe identitetin e tij dhe sidomos vlera origjinale siç përmendi ai “sokakun e të marrëve”. Sokaku, tha Kadare, është një rrugë e çuditshme e Gjirokastrës që nuk e gjen në gjithë botën.

14 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)/VOA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>