Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Atentat me 600 gramë tritol biznesmenit të duroaliminit

$
0
0

Kombinat, 31-vjeçari gjen tri kallëpe tritol në makinë, është dhëndri i një ndërtuesi

kombinat-tritolBiznesmeni i duroaluminit është kërcënuar mëngjesin e djeshëm me një atentat, që po të ishte realizuar do të shkaktonte humbjen e të paktën tri jetëve. Seksioni antieksploziv i Policisë së Shtetit, i çaktivizoi në kohë tri kallëpet me nga 200 gramë tritol, që ishin vendosur në makinën e tij. Paraprakisht, konkurrenca është një ndër pistat më të besueshme, në të cilat policia po heton atentatin e dështuar ndaj 31-vjeçarit Ervis Ymeri, banues te “Rruga e Qelqit” në Kombinat të Tiranës. Në dëshminë e tij paraprake, para uniformave blu të Komisariatit Nr. 6, të cilat po hetojnë këtë rast, biznesmeni ka rrëfyer se nuk kishte ndonjë konflikt personal me ndokënd dhe se nuk ndihej i frikësuar prej ndokujt, përveç disa hamendësimeve rreth bizneseve të tjera të duroaluminit në zonë. Në fakt, Ymeri, me origjinë nga Tepelena, nuk ka referuar ndonjë emër apo rrethanë konkrete rreth autorëve. Një tjetër fakt, i shënuar në dosjen policore, është ai se Ymeri është dhëndri i një ndërtuesi pallatesh në atë zonë, çka i shton elemente të tjera pistës së hakmarrjes, atë të dhënies të një mesazhi për vjehrrin.

Atentati i dështuar
Ngjarja u regjistrua pas mëngjesit të djeshëm, rreth orës 10:00, në zonën që njihet si “Rruga e Qelqit”, në Kombinat, kur Ervis Ymeri po bëhej gati të hipte në mjetin e tij, tip “Fiat 500”, me targa AA 021 HD. Këtë makinë ai e kishte marrë me qira, para 3, 4 ditësh dhe e parkonte pranë banesës së tij, aty ku edhe kishte biznesin. Bashkë me të do të udhëtonte edhe bashkëshortja dhe babai i tij. Mirëpo, përpara se të hipnin në makinë, kur po e shihte mjetin me sy të lirë, 31-vjeçari dalloi elemente shtesë në marmitën e makinës. Pas kontrollit që i bëri prapakolpit, ai dalloi edhe kallëpet e dyshimta dhe menjëherë lajmëroi policinë. Pas marrjes së këtij informacioni, nga salla operative në Policinë e Tiranës u koordinua me njësinë antieksploziv RENEA, efektivët e së cilës, sapo shkuan në vend, kanë kryer çaktivizimin e lëndës plasëse, duke parandaluar në këtë mënyrë një ngjarje tragjike të mundshme. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekspertët dalluan tri kallëpe tritoli me nga 200 gramë, si dhe dy bateri me nga 9 volt secila. Mekanizmi i shpërthimit ishte krijuar në atë mënyrë që makina të hidhej në erë, në ecje e sipër, me anë të një pulti. Specialistët nuk gjetën elemente për të mundësuar shpërthimin me celular të makinës. Bateritë ishin vendosur për të shtuar fuqinë e shpërthimit, ndonëse edhe me 600 gramë tritol, dëmi do të ishte mjaft i konsiderueshëm.

Hetimet
Konkurrenca mbetet pista kryesore e hetimit, ndonëse në dyshim mbetet qëllimi i vërtetë i atentatit. Së pari, policia analizon se përderisa Ymeri deklaron se nuk është kërcënuar nga askush dhe nuk ka konflikte personale, tritolvënësit mund të jenë biznesmenë të tjerë duroalumini. Por fakti se Ymeri është dhëndri i një biznesmeni tepër të njohur ndërtimi në Kombinat, por edhe në pjesë të tjera të Tiranës, i ka bërë ekspertët të shtojnë dyshimin se atentati mund të kishte domethënie për vjehrrin e tij, si një mesazh tepër i fuqishëm për ndërtuesin. Ndërkaq, mësohet se është marrë edhe deklarimi i këtij të fundit për të mundësuar zbardhjen e detajeve rreth atentatit.
M. Mullai

 

Ky shkrim Atentat me 600 gramë tritol biznesmenit të duroaliminit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>