Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me një pajisje të paautorizuar pëgjimi që p[posedohet nga policia e shtetit.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se procedimi është regjistruar para dy ditësh pas një referimi të shërbimit të inteligjencës.
Mësohet se SHISH, në bazë të informacioneve të siguruara, ka vënë në dijeni Presidentin e Republikës dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Ndërkohë, burime jozyrtare nga policia bëjnë me dije se pajisja në fjalë përdoret për trajnime.
12 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)