16 shtetasit sirianë të kapur ditën e djeshme në Vërnik të Devollit kanë refuzuar azilin në Shqipëri.
Ata do të strehohen në Kareç të Vorës deri në momentin e rikthimit të tyre në Greqi.
Gjatë marrjes në pyetje nga specialistët e sektorit kufitar të policisë së Korçës, sirianët deklaruan se nuk kishin qëllim të ndalonin në Shqipëri dhe se më parë kishin qenë pjesë e kampit të Idomenit në Greqi.
5 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)