Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

‘Drejtësia’, PD: Dakord për çështjen anti-korrupsion. PS: Java që vjen, vendimtare

$
0
0

komisioni-posacem-ad-hoc-reforma-ne-drejtesiPas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, pëfaqësuesi i opozitës Eduart Halimi tha se PD ka rënë dakord me komponentin anti-korrupsion.

“Sot ne morëm draftin, deri të hënën do të shqyrtojmë bashkë me ekspertët tanë dhe do të shohim nëse drafti final respekton të gjithë opinionet e Komisionit të Venecias, sepse ka të bëjë me shqetësimet e opozitës për kapjen e politikës, – tha Halimi. – Ajo që ka rëndësi, është qëndrimi i opozitës, që komponentin anti-korrupsion jemi gati ta votojmë që javën tjetër, së bashku me ligjet për ‘vetingun’ dhe të tjerat. Kemi dakordësinë për ta votuar një orë e më parë, sepse ky është thelbi i reformës në drejtësi”.

Ndërsa kreu i Komisionit të Posaçëm, njëkohësisht përfaqësuesi i mazhorancës, Fatmir Xhafaj, u shpreh se nuk ka më kohë për të humbur. Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të miratohet të hënën që vjen në parim dhe brenda këtij sesioni parlamentar të votohet në Kuvend.

“Kemi një projekt të rishikuar për debatin në komision. Sot kemi një projekt kushtetues që nuk mban thjesht vulën e Venecias, por edhe mmështetjen e euro-amerikanëve. Nuk është koha për fjalë, të cilat kemi kohë që i kemi dëgjuar, por është koha të dëshmojmë vullnet e gatishmëri për ta miratuar projektin, – tha Xhafaj. – Pati një propozim nga ana e kolegëve të mazhorancës për të votuar projektin kushtetues, por opozita kërkoi më shumë kohë. Të hënën do të mblidhet sërish komisioni për pyetje e diskutime dhe për të votuar projektin në parim. Java që vjen është vendimtare për të ndarë gjërat dhe për të shtyrë gjërat përpara, sepse nuk ka më kohë”.

4 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>