Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Durrës, grabitet me armë një pikë transfertash, 20 persona të shoqëruar

$
0
0

Policia e DurresitNjë pikë për transferta parash në Shkozet të Durrësit ka rënë pre e grabitësve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku dy presona të armatosur me dhe të maskuar me skafandra motori kanë hyrë në pikën e transfertave nga pjesa e pasme e dyqanit, në momentin që brenda tij kanë qenë vetëm punonjësit.

Nën kërcënimin e armëve ata kanë mundur të marrin një sasi parash shumta e saktë e të cilave ende nuk dihet.

Rreth 20 persona, kryesisht me precedentë janë shoqëruar nga policia e qytetit bregdetar.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së biznesit me qëllim identifikimin dhe arrstimin e autorëve të grabitjes.

4 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748