Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vritet me breshëri kallashi marangozi

$
0
0

Sarandë, Edmond Mehmeti është qëlluar para makinës. Disa orë para ekzekutimit, u konfliktua me një pushues nga Kosova

Thoma Nika

viktima ne sarandeNë orët e para të ditës së premte, një marangoz nga Saranda është qëlluar me breshëri kallashnikovi para makinës së tij. Plumbat e shumtë e kanë “sharruar” 30-vjeçarin Edmond Mehmeti, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:05, në afërsi të një hoteli. Deri dje në mbrëmje, policia kishte disa pista hetimore, por ende nuk shkoi te vrasësit apo edhe të urdhëruesit.

 

Vrasja

Në orët e para të ditës së djeshme, policia ka marrë informacione të shumta se në rrugën turizëm – kanali i Çukës, kishte pasur të shtëna me armë zjarri, madje një person gjendej i shtrirë para automjetit. Agjentë të policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku gjetën para një makine “Peugeot” trupin e pajetë të Edmond Mehmetit, 30 vjeç nga Saranda. Viktima punonte si marangoz dhe kishte një lavazh makinash, si aktivitet të dytë.

Duke u kthyer te motivi i vrasjes, policia mori dëshmitë e familjarëve të tij edhe të dëshmitarëve okularë. Hetuesit mësuan se disa orë para ngjarjes, viktima kishte pasur një konflikt me një pushues nga Kosova, megjithëse nuk janë përjashtuar as konfliktet për shkak të konkurrencës në aktivitetet që kishte i riu.

Ditën e djeshme, policia gjurmoi për konfliktin e viktimës, me shqiptarin nga Kosova, i cili ishte për motive të dobëta. Madje, edhe policia tha se ngjarja mund të ketë pasur si konflikt pikërisht grindjen e Mehmetit me pushuesin, grindje e cila shkoi deri në përplasje fizike.

 

Shoqërimet

Policia ka konfirmuar se vdekja e Edmond Mehmetit ka ardhur si pasojë e goditjes me plumb në zemër. Pas ngjarjes, kontrolle të shumta u kryen te rruga nga turizmi te kanali i Çukës, ndërkohë që postblloqe të shumta u ngritën përkatësisht në rrugën Sarandë-Ksamil, me qëllim bllokimin e çdo mundësie që vrasësi ose vrasësit të largohen nga Saranda, në brendësi të Shqipërisë, apo arratisjen drejt Greqisë. Përgjatë ditës së djeshme, janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në komisariat më shumë se 20 persona, të cilët mendohet të kenë dijeni për ngjarjen. Burime nga policia lokale thanë se kanë identifikuar disa persona të mundshëm që mendohet se kanë qëlluar në drejtim të viktimës, ndërsa pohojnë se për ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe po bashkëpunon me sektorin e krimeve të rënda në Policinë e Vlorës.

Ky shkrim Vritet me breshëri kallashi marangozi u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748