Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për Lule Makashin dhe detyrim me paraqitje për vajzën e saj Adela Makashin. Gjithashut, Gjykata ka vendosur që të lërë në burg edhe të riun, Klevis Rreshka, për të njëjtën akuzë. Nënë e bijë akuzohen për mashtrim me vizat kanadeze me anë të agjencie gjoja punësimi. Pronarja e Agjencisë “Ande-LM”, Lule Makashi dhe vajza e saj Adela Makashi u deportuan nga Kanadaja.
“Kemi pasur aktivitet të ligjshëm. Shkuam në Kanada për të zgjidhur problemet me zyrat në Kanada që lindën nga marsi i viti 2015. Nuk kemi pasur probleme me shtetet e tjera” tha Lule Makashi dhe vajza e saj përpara trupit gjykues, duke ruajtur të njëjtën linjë.

Gjithashtu vajza e sa, Adeila ka thënë se ka qenë e punësuar në atë agjenci. Adela Makashi u justifikua: Unë kam qenë vetëm punonjëse në Agjenci”. Për mashtrimin me vizat kanadeze u arrestua edhe një person i tretë si bashkëpunëtor i tyre, Klevis Reshka i cili doli i pari para gjykatës dhe mori masën e sigurisë arrest me burg. Deri tani janë bërë 26 kallëzime nga shtetas të ndryshëm që kanë paguar shuma të mëdha për tu pajisur me një vizë punë apo studimi për në Kanada. Nga ky aktivitet dy femrat e lartpërmendura dyshohet se kanë përvetësuar rreth 5 milionë dollarë nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar se do i çojë në Kanada, Angli e të tjerë.
29 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)