
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u nis nga Aeroporti i Rinasit drejt selisë së Kryeministrisë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në hollin Kryeministror, rreth orës 14:15.

Ora 14:15 Pas interpretimit himneve të dy vendeve dhe ceremonisë zyrtare të pritjes, Merkel dhe Rama kanë hyrë në selinë e kryeministrisë, ku do të mbajn një takim të shkurtër kokë më kokë.
Ora 14: 10 Me një makinë zyrtare të blinduar të autoriteteve shqiptare, Merkel është nisur drejt kryeministrisë, ku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kishin dalë për ta parë nga afër dhe përshëndetur me dhjetëra qytetarë të Tiranës.

Ora 13:40 Kancelarja Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë në aeroportin e Rinasit në kuadër të një turi vizitash që nis me Shqipërinë dhe përfundon në mbrëmje në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë.

“Zonja e Hekurt” e botës është pritur nga një delegacion i kryesuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe zyrtare të tjerë të lartë të kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme.

Axhenda e Merkel
14:15 Nis ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
15:40 – 16:10 Konferenca e përbashkët për shtyp
16:15 – 16:45 Takimi me Presidentin Bujar Nishani
17.00 – 18.00 Kryeministri i Shqipërisë, Rama, dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel, i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike
Deri në 700 policë në rrugë, oraret e bllokimit të akseve
Rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Siguria e Kancelares Merkel do të garantohet nga qindra policë, në bazë të një plani të mirorganizuar, ndërsa disa akse rrugore do të bllokohen ditën e sotme. Policia njoftoi zyrtarisht se në disa segmente rrugore do të ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime. Kështu, nga ora 10:30 deri në 14:30, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa sensi tjetër do vazhdojë normalisht. Nga ora 13:30 deri në 14:30 segmenti rrugor nga superstrada Vorë–Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamzë dhe rrugët dytësore, do të jenë të bllokuara. Në vazhdim, do të mbahet i bllokuar segmenti rrugor nga mbikalimi Kamzë –sheshi “Shqiponja” dhe Rruga e Durrësit. Nuk do të lejohet qarkullimi në sheshin “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa në rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që sot, nga ora 12:00 deri në orën 19:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore. Ndërkaq, në lidhje me sigurinë e delegacionit që shoqëron Angela Merkel, burime të policisë thanë se do të jetë në dispozicion një numër nga 500 deri në 700 efektivë policie nga “Shqiponjat” komisariatet, FNSH-ja etj. Një numër i konsiderueshëm civilësh do të monitorojnë situatën, teksa snajperët në lartësi do të mbajnë nën vëzhgim lëvizjet. Besohet që një helikopter i Forcave të Armatosura do të patrullojë ajrin, kurse katër efektivë të gardës gjermane janë parashikuar për shoqërimin e Kancelares. Garda e Republikës, prej javësh e ka përpiluar planin e masave të sigurisë.
Tabela
Nga ora 10:30 – 14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do të vazhdojë normalisht).
Nga ora 13:30 – 14:30 segmenti rrugor nga superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamzë dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.
Në vazhdim, segmenti rrugor nga mbikalimi Kamzë – sheshi “Shqiponja” – Rruga e Durrësit.
Segmenti rrugor sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
Nga ora 12:00 deri në orën 19:00, qytetarët të shmangin qarkullimin me mjete në këto akse rrugore.
Vijon …
8 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Merkel pritet në kryeministri nga Rama, qytetarët e përshëndesin në Bulevard u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.