
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacajn, i cili akuzohet për vrasjen e dy turistëve cekë në zonën e Thethit javën e shkuar.
Mjacaj, ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie dhe sipas burimeve ka qenë i veshur me antiplumb dhe me skafandër në kokë.
Sipas burimeve, Mjacaj mësohet ta ketë pranuar krimin në gjykatë, duke theksuar ato që kishte deklaruar më parë në polici, se kishte tentuar vetëm të grabiste makinën e turistëve çekë.
27-vjeçari Michael Svatos dhe 36-vjeçarja Anna Kosinova u vranë me nga një plumb pas koke në makinën e tyre nga 20-vjeçari i dyshuar si autor i këtij krimi, Sokol Mjacaj.
8 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Vrasja e turistëve çekë, “arrest me burg” për Sokol Mjacajn, pranon krimin në gjykatë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.