Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Konflikt me armë në Tiranë, policia arreston 3 persona

$
0
0

Pistoleta 14 prill 2016Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale dhe ka ndaluar 3 persona të dyshuar. Sipas burimeve policore, ka pasur një konflikt në lokal mes personave të arrestuar dhe ngjarja ka ndodhur në rrugën “Islam Alla”.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.3 shtetasit:

– E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë
– G. L., 26 vjeç, banues në Tiranë
– S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i është gjetur edhe një armë zjarri tip pistolet e modelit “Bereta”

Më datë 14.04.2016, rreth orës 12:10, në rrugën “Islam Alla”, në një lokal, ka patur një konflikt midis disa personave. Falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 3, është parandaluar një ngjarje e rëndë.

14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>