Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

SHBA, Rama: Ekstremizmi duhet luftuar me dije dhe që në rrënjë

$
0
0

Rama shbaNë një bashkëbisedim në Këshillin Atlantik të Veriut gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri Rama ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vjet.

“SHBA ka ndihmuar jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë rajonin e Ballkanit. Ne kemi një marrëveshje për partneritet strategjik me SHBA-të”.

Më pas Rama folur edhe për bashkëpunimin me vendet euro-atlantike në luftën kundër ekstremizmit. “Kjo çështje është një nga kërcënimet më të mëdha. Sot po përballemi me interpretime të gabuara për Islamin. Mesazhi i Shtetit Islamik është që shkatërrojnë gjithçka. Kjo është një luftë afatgjatë, por duhet të luftohet në radhë të parë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, mbi të gjitha në mendjet dhe zemrat e brezave të rinj, që të mos i lejojmë ata të përballem me burime ekstremizmi dhe propaganda. Ne do t’i mundim ata ushtarakisht, por në fillim, duhet të luftojmë rrënjët e tyre, së bashku me gjithë aleatët euro-atlantikë që janë bashkuar në këtë kauzë”, – tha Rama mes të tjerash.

Duke folur për sulmet terroriste, Rama theksoi se lufta ndaj ekstremizmit duhet të jetë e vazhdueshme dhe përgjigja më e madhe ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk është vetëm lufta, por edhe arsmimi.

“Ne kemi vendosur të aplikojmë edhe një projekt të ri ai për të njohur brezat e rinj në shkolla mbi kulturën dhe historinë fetare. Këto janë përpjekje konkrete për të mbrojtur shoqërinë tonë dhe për t’u bërë atyre të qartë kundër radikalizmit fetare dhe Islamit të vërtetë që nuk kanë lidhje midis tyre”.

Kryeministri shtoi se në Shqipëri do të hapet një qendër kundër radikalizmit me programe të përcaktuara, për të ndarë ekstremizmin që nuk ka lidhje me fenë. Rama theksoi se është krenar që Shqipëria ka një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që duhet marrë shembull nga vendet e tjera.

13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>