Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Manjani: Jo burg për të miturit e gratë, të angazhohen në punë publike

$
0
0

manjani-655x356Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani flet për një projekt të ri për trajtimin e të miturve dhe grave që kryejnë vepra penale. Bëhet fjalë për një projektin e binjakëzimit me Britaninë e Madhe,  për burgjet dhe shërbimin e provës. Sipas ministrit, sot fillon një epokë e re për burgjet dhe shërbimin e provës. Ai tha se do të marrë fund burgimi i të miturve dhe grave dhe dënimet ndaj tyre do të jenë alternative, që sipas të cilit  do të ndihmojnë në integrimin e këtyre kategorive shoqërore.

“Duhet të bëjmë të mundur ri-integrimin e personave të dënuar. Të miturit në burg janë fatkeqësi për shoqërinë. Ka disa kategori që duhen angazhuar në punë publike, pasi integrohen dhe ndihmojnë bashkitë. Duhen zgjidhje alternative, jo izolim. Ftoj kryetarët e bashkive të bashkëpunojnë me sistemin penitenciar, në mënyrë që me anë të shërbimit të provës të ri-integrojnë të dënuarit.

Vendimi penal nuk ka qëllim izolimin, por riedukimin dhe ri-integrimin. Nëse njeriu largohet nga familja, puna dhe shoqëria, nuk ka asnjë të mirë. Ky është hapi i parë që na ndryshon menaxhimin e sistemit penitenciar, e përgëzoj këtë projekt dhe ftoj kontribuesit që duan të ndihmojnë”, tha Manjani. Ministri foli dhe për angazhimin e të burgosurve në punë publike, duke sjellë shembull Fierin.

13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>