Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

’21 janari’, Gjykata e Strasburgut kërkon informacion

$
0
0

Gjykata e StrasburgutGati 4 vjet pas depozitimit të kërkesës së familjarëve të Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 janarit 2011,  në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, kjo e fundit me anë të një shkrese drejtuar qeverisë shqiptare ka kërkuar që të japë informacion për ecurinë e procesit penal dhe të dorëzojë në këtë gjykatë një kopje të fashikullit të hetimit.

Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut ka ngritur dhe tre pyetje të cilave duhet t’i jepet përgjigjie nga pala shqiptare.

Së pari Strasbugru pyet: A i kanë ezauruar aplikantët rrugët e brendshme, siç kerkohet nga Neni 35/ 1 i Konventës?

Së dyti, a ka patur shkelje të të drejtave të aplikantëve, të neneve 2 dhe 13 të Konventës, në veçanti, a zhvilluan autoritetet një hetim efektiv për vdekjen e të afërmit të aplikantëve siç kërkohet nga Neni 2 i Konventës? A iu dha mundësia aplikantëve të përfshiheshin në hetim?

Së treti, a ka patur shkelje të të drejtave të aplikantëve për aksesin në gjykatë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë të datës 6 qershor 2012, kur u refuzua të shqyrtohej padia civile e tyre brenda procesit penal për shkak se ata nuk mund të paguanin tarifën e plotë gjyqësore?

Ka qenë vajza e Ziver Veizit, Ana Veizi ajo që u ankua se atyre nuk iu dha mundësia të merrnin pjesë në hetimin dhe gjykimin penal si edhe për faktin se gjykata shqiptare nuk dëgjoi pretendimet e tyre civile për shkak se ata nuk mund të paguanin tarifën e lartë gjyqësore.

Por procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për ngjarjet e 21 Janarit, ka mbetur pezull prej tetorit 2013 Gjykatën e Lartë, vendimi përfundimtar i së cilës është kusht kryesor për nisjen e procesit gjyqësor ne Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

12 prill 2016 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>