Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Artan Hoxhën, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. Ndërkohë që me shërbium prove për dy vite është dënuar vetëm Shqipe Jasimi, ish-financierja e Gardës.
Këta tre ish funksionarë të Gardës së Republikës u hetuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës e falsifikim dokumentash pasi duke paguar Shqipe Jasimin pa qenë e pranishme në punë i kishin shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 616.000 lekë.
Prendi, Hoxha dhe Jasimi përfundon në gjykatë si të pandehur më 30 dhjetor të 2014-ës ndërsa pas 28 seancave ky gjykim u mbyll me pafajësi.
Me këtë vendim, ish-kreu i gardës Prendi, ka fituar një tjetër pafajësi nga gjykatat shqiptare pas procesit gjyqësor të 21 janarit, ku u akuzua për vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj.
12 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)