Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Lushnjë, goditi një qytetar për konflikt pronësie, pranga kreut të Komunës Ballagat

$
0
0

Policia-korce-640x340Kryetari i komunës së Ballagatit në Lushnjë është arrestuar pasi akuzohet për dhunë ndaj një qytetari.

Sherbet Sharka është vënë në pranga pas denoncimit të Ramiz Hasallës, i cili ka denoncuar në polici ndaj kreut të komunës. Burimet thonë se shkak ka qenë një konflikt pronësie mes dy personave.

Hasalla ka kërkuar disa herë takime me kryekomunarin mesa duket për të zgjidhur konfliktin por nuk ka ndodhur.

Deri dje kur debati është përshkallëzuar në përdorimin e dhunës para godinës së komunës Ballagat

Mësohet se 62 vjeçari është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

“Konflikti midis palëve ka të bëjë me faktin se i dëmtuari ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës Ballagat, Sherbet Sharka për zgjidhjen e një konflikti pronësisë që ai ka pasur “ thuhet në njoftimin e policisë.

12 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Lushnjë, goditi një qytetar për konflikt pronësie, pranga kreut të Komunës Ballagat u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>