Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama fton PD në dialog për ‘Drejtësinë’: Të shkojnë përtej gardhit të Parkut

$
0
0

ranaKryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’, në Ora News ka deklaruar se Partia Demokratike përbëhet nga njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara.

I pyetur lidhur me projektin e parkut të lodrave tek Liqeni Artificial, Rama e cilësoi absurd reagimin e PD e cila sipas tij është partia që shkatërroi gjithça që mund të shkatërrohej në atë park, duke lejuar dhe legalizuar dhjetëra ndërtime pa leje ne atë park.

Duke folur për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama tha se është i hapur për të zhvilluar takim me lidershipin e opozitës në çdo kohë. Ai tha se palët duhet të ulen në tavolinë dhe të diskutohen çështjet, pavarësisht nëse bien dakord ose jo.

“Reforma në drejtësi ka ngecur aty ku ngec në kuvend te PD, ka ngecur tek parku. Ne jemi në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, presim lajme nëse do vijnë apo s’do vijnë. Dialogu për reformën zhvillohet në komisionin e posaçëm. Dialogu i nivelit të lartë me BE është një format që jep një ndjenjë pozitiviteti. Ka mundësi që të diskutojmë me opozitën. Nuk është hera e parë që kam ftuar në opozitën për dialog. I kam çuar letër PD për reformën territoriale. Ftoj lidershpin e PD në një tryezë dialogu që të shkojë përtej gardhit të parkut të lodrave”, tha Rama.

30 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>