Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vizita e Llallës në Amerikë, kryeprokurorit të Durrësit iu refuzua viza për në SHBA

$
0
0

llallaVizita pesëditore e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla drejt Shteteve të Bashkuara duket se nuk do të mund të jetë më një ngjarje e zakonshme, pas informacioneve që ka siguruar Top Channel se gjatë aplikimeve nga grupi, një prokurori të rëndësishëm i është refuzuar viza amerikane.

Përpos emrave të delegacionit shoqërues, mes të cilëve kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj; kryeprokruorin e Tiranës, Petrit Fusha; dhe shefen e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashi; Top Channel ka mësuar se me ta nuk ka udhëtuar të dielën kryeprokurori i Durrësit Agron Gjana.

Llalla nuk takohet me zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA

 

Takimet e kryeprokurorit kanë nisur këtë të hënë ndërkohë që zyra e shtypit nuk ka bërë ende publike se cila është axhenda e takimeve që po zhvillon në SHBA delegacioni i prokurorëve, i kryesuar nga LLalla.

Disa media në Tiranë njoftuan për takime të zotit Llalla me zyrtarë amerikanë si të Byrosë Federale të Hetimit, apo agjencive të tjera ligjzbatuese.

Por Top Channel mësoi se zoti Llalla nuk ka patur takime me zyrtarë të lartë në Byronë Federale të Hetimit, FBI, ose Administraten Ligjzbatuese të Antidrogës, DEA.

Për më tepër, zyrtarë të SHBA kanë konfirmuar se, “procesi i refuzimit të vizave për zyrtarë të korruptuar është aplikuar jo vetëm ndaj gjykatësve, por edhe prokurorëve dhe vazhdon të aplikohet”.

Këto citime janë reagimi i parë amerikan që duket se nuk shmang përplasjen me kryeprokurorin Llalla. Jozyrtarisht, zyrtarët amerikanë kanë shprehur në më shumë se njëherë jodakortësinë me veprimet apo mosveprimet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Përgënjeshtrimi që ata i bëjnë lajmeve për nivelin e takimeve të kryeprokurorit dhe mesazhit se tashmë në listën e zyrtarëve shqiptarë që po u refuzohen vizat janë edhe vartës të Adriatik Llallës.

30 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>