Aktivistë të Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile janë përplasur sërish këtë të shtunë me policinë, në Parkun e Liqenit, në lidhje me këndin e lojërave që është projektuar të ndërtohet atje.
Sipas asaj që raporton Top Channel, konfrontimi me forcat e rendit ka ardhur pasi protestuesit kanë prishur rrethimin për këndin e lojërave dhe kanë tentuar të ngrenë çadra brenda rrethimit, ku tashmë punimet kanë nisur.
Protestuesit kanë mundur të hyjnë në kantierin e ndërtimit të parkut të lodrave, ku kanë ngritur një çadër. Por pak pas kësaj kanë ndërhyrë forcat e rendit dhe ato ‘Shqiponja’, të cilat kanë hequr çadrën e protestuesve..
26 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)