Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Identifikohet atentatori i tretë në aeroport, është një gazetar i lirë

$
0
0

terroristiMediat belge kanë identifikuar atentatorin e tretë në aeroportin e Brukselit, i cili u filmua nga kamerat e sigurisë teksa ecte në krah të dy vëllezërve kamikazë.

Burri me kapele të zezë dhe veshje të bardhë dyshohet se është Faysal Cheffou, që ka punuar si gazetar i pavarur.

Lajmi është bërë me dije nga e përditshmja belge ‘Le Soir’, që nënvizon se lidhur me këtë çështje pritet edhe një konfirmim i fundit nga ana e prokurorisë. Cheffou, i arrestuar të enjten, është identifikuar falë dëshmisë së një taksisti, i cili të martën, ditën e sulmeve terroriste, e kishte shoqëruar atë në aeroportin e Zaventem.

Prokuroria ka konfirmuar arrestimin e Cheffou, i cili akuzohet për terrorizëm lidhur me sulmet e ndodhura në Bruksel më 22 mars.

26 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>