Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

FRESSH Voice, konkursi për liderët e rinj, Rama: Për këdo që kërkon t’i dëgjohet zëri

$
0
0

fresh voicePartia Socialiste ka organizuar ditën e sotme një aktivitet me rastin e nisjes së anëtarësimeve të reja në FRESSH, nismë që është quajtur FRESSH Voice.

Kryeministri i vendit dhe kreu i PS, Edi Rama e cilësoi një risi që të nesërmen e kongresit të të vjetërve të nisë zgjedhja e socialistëve të rinj.

“Është  një konkurs i madh kombëtar për liderët e rinj për çdo qytezë e qytet, në çdo qark e në rang kombëtar. Është një FRESSH Voice për ata që duan të shfrytëzojnë mjete e komunikimit publik për aktivizmin qytetar në funksion të angazhimit të tyre për një komunitet më të mirë në shkollë, lagje a qytet dhe atdheun tonë të përbashkët. Audicionet do të përcaktohen nga juria shumë ekzigjente, që jo rastësisht përfshin një njeri me figurë të padiskutueshme në politikën shqiptare të këtyre viteve, si Pandeli Majko, një politikane të reja si Elisa Spiropali dhe dy përfqaqësues të aktivë të shoqërisë civile si Arlinda Duda dhe Gazmend Paja.

FRESSH Vocie është një trend i ri që do të jetë një eksperiencë  e rëndësishme për të kuptuar jo vetëm kush mund të jenë sot liderët e së nesërmes në PS dhe në vend, por edhe për të kuptuar sa shumë potenciale mundët zhvillojë pjesëmarrja në debat dhe në këtë konkurs ku përballë jurisë ata që duan të tentojnë duhet tu përgjigjen pyetjeve. Gjithsecili do të hyjë në këtë konkurs me një siguri, që kjo juri është e pakorruptueshme”, u shpreh Rama.

20 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>