Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kryesocialisti: Halli i Blushit, rrëzimi i qeverisë

$
0
0

Kongresi i PS-së

Socialistët e kanë mbyllur Kongresin, duke i kërkuar bazës, pra anëtarëve, vetëm të shprehen me referendum nëse janë pro apo kundër hapjes së garës për kreun e PS-së. Ky pritet të jetë referendumi i parë që mbahet në PS

Kryeministri-Edi-RamaKryeministri Edi Rama ka folur për dy orë mbi qeverisjen, mbi atë që e cilësoi krenare për punën që është bërë. “Ne jemi krenarë për të gjitha këto e të tjera akoma. Por kjo nuk do të thotë se ndihemi të çliruar, nga barra e detyrimeve tona qeverisëse, në radhë të parë ndaj shtresës së mesme dhe më të varfërve”, tha Rama. Ai i është përkushtuar çështjes së statutit të PS-së. “Ia dolëm edhe këtë herë ta bëjmë Kongresin e Socialistëve, një ngjarje tërheqëse. Jo vetëm për njerëzit e shtëpisë sonë apo për fqinjët tanë të mirë të koalicionit, po edhe për krejt mexhlisin politik e mediatik të Shqipërisë. Në këtë shtëpi ka një shumicë shumë të gjerë, e cila nga ky kongres pret piketat për vazhdimin e rrugës së re që kemi nisur të ndërtojmë së bashku. Për Shqipërinë dhe Partinë Socialiste po ashtu. Ka edhe një pakicë shumë të vogël, e cila nga ky kongres pret të gjejë se si do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim, që sot këtu jam sipas saj, i pazgjedhur – do të diskutojmë hapur sot edhe për këtë, në pjesën e tretë të Kongresit”, tha Rama.
Blushi
Deputeti i PS-së, Ben Blushi, në diskutimin e tij ka akuzuar Ramën për modelin që po ofron në PS, duke theksuar se e ka marrë peng PS-në. “Kush na solli ne në këtë deformim? Ky njeri e ka një emër: quhet Edi Rama. Ishte kryetari i partisë sonë. Dhe për këtë shkak është sot Kryeministër i Shqipërisë. Ditën që ai erdhi në pushtet, Partia Socialiste pushoi së qenë. Edi Rama mori një punë për të lënë partinë pa punë. Kjo është ajo që ka ndodhur në këto tre vjet. T’i heqësh të drejtën e votës një partie është njëlloj si t’i heqësh zemrën asaj. T’i nxjerrësh sytë dhe shpirtin t’ia shkelësh me takat e qeverisë. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur. Çfarë ka këtu për të mos u kuptuar? Çfarë ka këtu për t’u refuzuar? Çfarë ka këtu për të pasur frikë? Çfarë ka këtu për t’u armiqësuar? Çfarë ka këtu për t’u ndarë? Çfarë ka këtu për t’u sharë? Çfarë ka këtu për t’u çmendur dhe për t’u hapërdarë si të marrë?”, theksoi Blushi.
Përballja e dytë
Përballja e dytë ndërmjet Ramës dhe Blushit do të lidhej pikërisht me kërkesën e bërë nga kryesocialisti për mbajtjen e referendumit për faktin nëse duhet të ketë zgjedhje për numrin një të PS-së.
Rama: Shumica nuk duhet të marrë fuqinë e atyre që e bëjnë zgjedhjen e kryetarit. Propozoj një referendum për t’i dhënë fund çdo alibie. Një referendum demokratik brenda partisë që rikonfirmon atë që ne jemi. Të tregojmë se pavarësisht shumicës nga cepi në cep të kësaj salle, nuk i imponohemi një pakice sado të vogël, por i japim mundësi edhe asaj që të ndihet mirë duke marrë përgjigjen jo me tirani, por me votë të lirë dhe të fshehtë nga të gjithë anëtarët e PS. Ta marrë përgjigjen jo nga lart, por nga poshtë.
Ben Blushi: Besoj se parafolësi ka konflikt interesi lidhur me këtë temë, por megjithatë kjo nuk është surprizë. Referendumi nuk bëhet për njerëz, zgjedhjet bëhen për njerëz. Ky statut që ne miratuam hyn në fuqi për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të PS-së dhe çdo normë që sanksionojmë. Ne sot po ndërtojmë një normë që anulon në vitin 2016 zgjedhjet që duhet të ishin bërë në 2013. Sot iu hoq e drejta kongresit, që votoi një statut në parim dhe nen për nen ia la komisionit që hartoi statutin. Kjo është një anomali. Kthejeni statutin mbrapsht, të marrin kohë sa të duan dhe më pas le ta votojmë prapë. Kjo mënyrë se si po operojmë sot nuk është demokraci, ky është privatizim i një partie nga një njeri, që thotë unë nuk zgjidhem.
Edi Rama: Këtu bëhet një muhabet i kotë. Janë disa vetë që thonë ‘duhet bërë kështu, sepse ne e gjykojmë kështu’. E drejta e tyre. Por janë 1 mijë të tjerë që thonë se duhet bërë kështu, se ne e gjykojmë kështu. Kush e ndan këtë punë? Nuk mundet dot që të vazhdojmë të tororisemi me një çështje ku ka kaq shumë përpjekje për të manipuluar thelbin. Është e pavërtetë që kryeministrin e Britanisë partia e fut në zgjedhje….. Nëse kjo parti do të ishte sot e privatizuar, pronari do ta kishte mbyllur kongresin. Por kjo parti, jo vetëm që nuk është e privatizuar, por është partia e çdo socialisti dhe socialisteje dhe i takon çdo socialisti dhe socialisteje të vendosë dhe për një arsye tjetër, miqtë e mi. Për të mos lejuar që në këtë parti, alibitë mbi statutin të bëhen flamur për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kjo nuk mundet të pranohet. Jo sepse jam unë kryeministër, por sepse kjo parti ka një të shkuar dhe ka një të shkuar nga e cila ka shumë për të mësuar, ashtu sikundër kjo parti ka një detyrë, dhe ka një detyrë, të cilën nuk mund dot ta relativizojë me dokrra hini, siç thoshte At Gjergj Fishta. Ne kemi detyrë të qeverisim. Çështja është tek një axhendë tërësisht personale dhe këtë e dinë të gjithë, s’po them asgjë të re. Por edhe axhendat personale, sado jashtë vendit, jashtë kohës, sado jashtë të gjithë qëllimeve strategjike të një force politike si e jona, duhen në mos respektuar, se për t’i respektuar është e vështirë, së paku nuk duhet përjashtuar nga debati.
Pra, nëse i gjithë debati ngrihet mbi një qëllim të hapur, jo të mbyllur, për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste dhe për këtë vihet përpara një sebep formal i quajtur parimor, ne nuk merremi me qëllimin e hapur, s’ka problem merremi me sebepin.

Edi Rama
Çështja është te një axhendë tërësisht personale dhe këtë e dinë të gjithë, s’po them asgjë të re… alibitë mbi statutin të bëhen flamur për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kjo nuk mundet të pranohet.

Ben Blushi
Kush na solli ne në këtë deformim? Ky njeri e ka një emër: quhet Edi Rama. Ishte kryetari i partisë sonë. Dhe për këtë shkak është sot Lryeministër i Shqipërisë. Ditën që ai erdhi në pushtet Partia Socialiste pushoi së qenë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>