Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Goditi policin për shkak të gjobës, në pranga 22-vjeçari

$
0
0

1418044654durresprangaNjë punonjës i policisë rrugore është goditur me mjete të forta mbrëmjen e së shtunës ndërsa ishte në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate rreth orës 00.10 në kryqëzimin e “Librit Universitar”,  ku polici i ka kërkuar  drejtuesit të mjetit tip “Mercedes Benz”  që të ndryshonte sensin e lëvizjes në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sipas policisë, në momentin që efektivi me iniciale E.Gj, ka ndaluar automjetin i cili drejtohej nga 22 vjeçari Aristotel Goga, dhe ka nisur të plotësojë gjobën për shkeljen, ky i fundit e ka goditur atë me mjete të forta në fytyrë. Menjëherë pranë tij, kanë mbërritur patrulla të tjera të policisë he kanë arrestuar të riun, banues në Tiranë.

13 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>