Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Mohoi të ketë dhunuar nxënësit, por kërkoi konjak para se të merrej në pyetje

$
0
0

Shtyhet masa e sigurisë për mësuesin dhunues në Ostren të Bulqizës

Shpresa Mezini
rreth-640x429Unë nuk i kam rrahur kurrë nxënësit e mi. I kam dashur dhe vlerësuar si fëmijët e mi. Gjithçka është sajesë nga kushërinjtë e mi. Me njërin prej kushërinjve kam pasur një konflikt të vjetër pronësie.” Kështu deklaroi dje mësuesi Agim Muça, gjatë marrjes në pyetje në polici, shtatë ditë pasi dhunoi 12 nxënës të klasës së tretë, në shkollën nëntëvjeçare “Orzhanov”, në fshatin Ostren të Bulqizës. 63-vjeçari ka mohuar kategorikisht akuzat e prindërve të fëmijëve që, sipas tij, e kanë sajuar ngjarjen në fjalë, për shkak të një konflikti të vjetër pronësie, pra për çështje inati e hakmarrjeje. Dhunuesi mohon të ketë goditur në kokë vajzën nëntëvjeçare, e cila tri ditë më parë u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Bulqizës, mjekët e të cilit pohuan se e mitura ka pësuar hematoma në kokë. Si për të vërtetuar deklaratën e tij, mësuesi shprehet: “Mjekësia Ligjore duhet të përcaktojë se çfarë ka vajza, pasi unë nuk e kam rrahur”. Ndërkohë, burime konfidenciale nga punonjësit e policisë bëjnë me dije se para se të merrej në pyetje, mësuesi u ka kërkuar një gotë konjak.
Ndërkohë, burime në Gjykatën e Dibrës sqarojnë se është shtyrë masa e sigurisë për Agim Muçën, vendim që erdhi si pasojë e mosprezencës në sallën e gjyqit të mësuesit dhe avokatit të tij mbrojtës. Nga ana tjetër, drejtori i shkollës “Orzhanov” deklaron se pavarësisht ngjarjes së rëndë të regjistruar shtatë ditë më parë në një prej klasave të këtij institucioni, ditën e premte mësimi është zhvilluar normalisht dhe se kanë emëruar një tjetër mësues në vend të arsimtarit, që tanimë ndodhet në prangat e policisë.
Skandali
Një ngjarje e rëndë, që ka kaluar çdo lloj kufiri njerëzor, është shënuar ditën e 7 Marsit në shkollën nëntëvjeçare në fshatin Ostren të Bulqizës. Pikërisht në Ditën e Mësuesit, 63-vjeçari, arsimtar i ciklit të ulët, ka rrahur barbarisht 12 nxënës të klasës së tretë. Mësohet se nxënësit janë dhunuar fizikisht, madje disa prej tyre janë dërguar në Spitalin Rajonal të Bulqizës, në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, thuhet se arsimtari ka qenë në gjendje të dehur, kur ka rrahuar një e nga një fëmijët, me drutë që drejtoria e shkollës nëntëvjeçare “Orzhanov” blen për çdo vit për të ngrohur klasat e këtij institucioni arsimor. Mësohet se një prej të miturve që ka rënë pre e këtij sulmi të tmerrshëm ka qenë edhe një nxënëse, të cilës ia përplasi kokën në mur, pa iu dridhur qerpiku. Vogëlushja në fjalë është dërguar fillimisht në Spitalin e Bulqizës, e më pas në atë të Peshkopisë me fraktura në kokë. Zyrtarisht sqarohet se kanë qenë vetë prindërit e nxënësve ata që kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes në fjalë. Ndërkohë që punonjësit e policisë nisën hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes, drejtoria e shkollës dhe bordi drejtues i saj kanë shkarkuar menjëherë nga puna mësuesin dhunues. Sakaq, policia ka arrestuar 63-vjeçarin.
Deklaratat
Skandali që ndodhi katër ditë më parë në shkollën nëntëvjeçare në Bulqizë, bëhet akoma më i rëndë pas deklaratave të prindërve të nxënësve të dhunuar, të cilët kanë deklaruar publikisht se ky nuk ishte rasti i parë kur fëmijët e tyre binin pre e dhunës së këtij mësuesi. Sipas prindërve, ngjarja e ndodhur më 7 Mars është rast i përsëritur, pasi Adil Muça shkonte vazhdimisht i dehur në shkollë. “Kjo nuk është hera e parë që ai dhunon fëmijët, i ka dhunuar fëmijët edhe herë tjetër. Mësuesi shkonte në shkollë në orën 12:00 i dehur. Shkonte në 12:00, i lironte nxënësit pasdite”, deklaruan prindërit. Edhe vetë nxënësit kanë rrëfyer se mësuesi i rrihte dhe u bënte presion që të mos tregonin. “Na rrihte dhe na bënte presion të mos tregonim. Edhe herë të tjera na ka goditur me drutë e zjarrit. Na përplaste kokën në banka ose te muri. Mësuesi na qëlloi me dru te koka dhe në shpatulla”, shprehen nxënësit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>