Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Avokati i dha vetëm 50 mijë lekë gjyqtares

$
0
0

Ademit i gjenden paratë në dosje, Ndokaj tenton t’i hedhë në banjë

Fiks Fare gjyqtarja rryshfet (1) Fiks Fare gjyqtarja rryshfet (2) Fiks Fare gjyqtarja rryshfet (4)

Avokati Gjovalin Ndokaj, i cili ka bërë rolin e sekserit mes dy klientëve të tij dhe gjyqtares Parashqevi Ademi, i ka dhënë vetëm 50 mijë lekë kësaj të fundit, pasi pjesën tjetër prej 150 mijë lekësh i ka mbajtur për vete. Kjo është mësuar pas arrestimit të gjyqtares dhe avokatit, të realizuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me policinë.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, Parashqevi Ademi, 55 vjeçe, banuese në Shëngjin të Lezhës, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, u arrestua për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ndërkohë, Gjovalin Ndokaj, 49 vjeç, banues në Lezhë, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Lezhë, u arrestua për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim. “Avokati Gjovalin Ndokaj, u kap në flagrancë, duke i marrë shtetasit A. P. shumën prej 200 mijë lekësh të reja, nga të cilat 150 mijë lekë të reja, i ka mbajtur për vete dhe 50 mijë lekë të reja ia ka dhënë gjyqtares Parashqevi Ademi”, deklaroi policia. Sipas të dhënave, ai paratë i kishte kërkuar të gjitha për gjyqtaren, kështu që Prokuroria për Krimet e Rënda kishte organizuar operacionin për “dorëzim të kontrolluar” të parave. Pas përgatitjes së konkluzioneve, avokati është paraqitur në zyrën e gjyqtares, të cilës i ka lënë 50 mijë lekë të reja për vendimin. Madje, në momentin e ndërhyrjes së policisë, paratë janë gjetur në mes të dosjes së dy qytetarëve, të cilët kishin denoncuar pranë Fiks Fare. Pjesa tjetër e parave i është gjetur avokatit Ndokaj, i cili në momentin e arrestimit, ka vrapuar në banjë, duke i hedhur paratë atje, me qëllim që të mos i kapeshin në cilësinë e provës materiale, por grupi i punës ka mundur të sekuestrojë një pjesë të tyre. Pas arrestimit, asnjëri prej tyre, as gjyqtarja dhe as avokati nuk kanë pranuar të flasin për prokurorinë, ndërkohë që materialet procedurale iu kaluan Krimeve të Rënda për veprat penale të “Korrupsionit aktiv dhe pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Ndërkaq, prokuroria ka sekuestruar paratë që iu gjetën gjyqtares dhe avokatit, që më parë u ishin regjistruar numrat e serive, me qëllim për të vërtetuar përfshirjen e tyre në këtë akt korruptiv. Kjo nuk është hera e parë që një gjyqtar arrestohet pas denoncimit të Fiks Fare. Rreth një vit e gjysmë më parë, pikërisht në dhjetor të vitit 2013, Fiks Fare denoncoi gjyqtarin e Pukës, Shtjefën Lleshi, i cili u arrestua po për korrupsion.

Ky shkrim Avokati i dha vetëm 50 mijë lekë gjyqtares u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>