Identifikohet dhe zbulohet trupi i një personi i cili ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me familjarët. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 09:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Tërbaç të Vlorës, shtetasi H.K, 67 vjeç, ishte nisur nga banesa e tij me një me mushkë për të kaluar lumin Shushicë. Familjarët i kanë thënë policisë së 67-vjeçari do të shkonte në stanin e tij në të njëjtin fshat. Që prej momentit që ka dalë nga banesa, ai ka humbur kontaktet më familjarët.
Shërbimet e Policisë, pas hetimeve dhe kërkimeve intensive, kanë bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjetjen e trupi i pajetë, 1.5 km larg vendit ku ka tentuar të kalojë lumin. Kërkimet i nisën pranë banesës, sepse që në fillim pati dyshime se ai kishte rënë nga mushka, që kishte hipur për të kaluar lumin dhe për pasojë është mbytur.
16 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)