Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Elbasan, policia sekuestron municione dhe droge, 2 në pranga

$
0
0

elbasanPolicia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë të koduar ‘Zaranika’ në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi droge dhe municionesh dhe janë në pranga 2 persona.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Astrit Koshi, 43 vjeç dhe Ferit Haxhihyseni, 36 vjeç.

Këtyre persona iu janë sekuestruar 2500 fishekë pistolete, 1000 fishekë automatiku, 13 granata dore, 17 granata difensive, 30 copë ndezës metalikë, 3 krehra automatiku kallashnikov, 1 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sariva, 64 500 lekë, 500 euro dhe 1000 dinarë.

Materialet hetimore ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndërkohë që shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale të “trafikimit të armëve dhe municioneve”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

15 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>