Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Gjendet një kufomë e groposur e qëlluar me 2 plumba në Dajt

$
0
0
Dajt
Vendi ku u gjet kufoma në Dajt

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në fshatin Priskë të Dajtit, në vendin e quajtur ‘’Zabel’’.

Viktima ende e paidentifikuar është i seksit mashkull, i moshës 35-40 vjeç.

Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është konstatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po gërmonte në vendin ku u gjet kufoma.

Policia thotë se kufoma ka rreth 6 muaj që ishte groposur.

Nga ekzaminimet mjeko-ligjore rezulton se viktima është qëlluar me 2 plumba, një në kokë dhe një në zemër.

Nisur nga mënyra e ekzekutimit, policia mendon se ka të bëjë me një krim tejet të dhunshëm. Faktin që nuk ka asnjë denoncim për zhdukjen e një 40-vjeçari në 6 muajt e fundit, policia e lidh me mundësinë, që viktima të mund të jetë banues jashtë kufijve të Shqipërisë.

Të paktën ky është dyshimi i parë, pasi në të kundërt do të kishte një denoncim nga familja. Vrasja mendohet të jetë me paramendim dhe, për këtë arsye, bie poshtë vrasja aksidentale dhe fshehja e trupit nga paniku.

Dajt 1
Zona e rrethuar me shirita nga policia

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

15 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748