
Policia ka kapur një gomone me dy motorë të fuqishëm në Vjosë. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se dyshohet se gomonia do të përdorej për trafikim lëndësh narkotike.
Policia ka marrë informacion në rrugë operative dhe ka zhvilluar një operacion në zonën e Novoselës. Gomonia me gjatësi 9 metër ishte fshehur në afërsi të fshatit Bishan. Operacioni nga policia kufitare është shtrirë edhe në zonën e Hoxharës. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur lëndën narkotike dhe pronarët e saj.
14 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)