Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ndërhyrja në 3 segmente, për t’u bashkuar disa rrugë shemben disa ndërtesa

$
0
0

Kushtet teknike të vendosura nga qeveria vendore. Ndryshon struktura e rrugës, korsi automjetesh, biçikletash dhe autobusësh

Relacioni-iLARGEAProjekti i Unazës së Vogël, i projektuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2005, parashikon rikonstruksionin dhe ndërtimin e tri segmenteve kryesore, ku veç të tjerash parashikohet edhe shembja e disa ndërtesave. Bëhet fjalë konkretisht për segmentin numër 3, një fragment i Unazës së Vogël, e cila përfshin bashkimin e rrugës së barrikadave me rrugën “Urani Pano”.

Mirëpo, siç vërehet edhe në planimetrinë e përgjithshme të Unazës së Vogël për t’u bashkuar rruga e Barrikadave me rrugën “Urani Prano” do të duhet të shemben disa godina përreth, që aktualisht e bëjnë të pamundur këtë bashkim, siç është ndërtesa ku prej shumë vitesh ushtron aktivitetin kompania e parë e sigurimeve, INSIG, ndërsa pranë tij ndodhet klinika MEDICARE, e cila e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2001, në pronësi të neurokirurgut të njohur, profesor Mentor Petrela. Pa përjashtuar edhe ndërtesat e aktiviteteve të tjera pranë tyre, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë daljes nga rruga e Barrikadave direkt përpara 15-katëshit.

Ndërsa në dy segmentet e tjera bashkimi nga kryqëzimi me Rrugën e Kavajës deri në kryqëzimin me Bulevardin “Zogu I” dhe nga kryqëzimi me Rrugën e Dibrës deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi” nuk do të preket asnjë ndërtesë.

Sipas relacionit të Unazës së Vogël segmenti 2, 3 dhe 4 thuhet se rikonstruksioni i saj ka si qëllim ndryshimin e strukturës së rrugës duke ndryshuar gjerësinë e profilit tërthor ekzistues, me qëllim përmirësimin e lëvizjes për qytetarët që përdorin biçikleta, të kalimtarëve dhe të automjeteve.

Segmenti 2

Profili ekzistues i këtij fragmenti ka një gjerësi prej rreth 29 mm. Në segment do të bëhen dy korsi biçikletash, një korsi autobusi dhe vetëm një korsi parkimi. Gjerësia totale e rrugës do të ngelet ajo që është, 2900 cm, por struktura e saj do të ketë: 3 korsi për lëvizjen e automjeteve, korsi për autobusët; korsi parkimi; korsi biçikletash. “Ky segment i Unazës së Vogël të Tiranës do të shtrihet në një gjatësi prej 324 m. Përparësi në këtë segment i është kushtuar edhe sinjalistikës për personat që kanë vështirësi shikimi. Për këtë qëllim janë formuar rrugica të posaçme drejtimi”, sqarohet në relacionin e Unazës së Vogël, segmenti 2.

Segmenti 3

Segmenti 3 i Unazës së Vogël të Tiranës është një fragment i Unazës së vogël, e cila përfshin bashkimin e rrugës së Barrikadave me rrugën “Urani Pano”. Profili i rrugës ka një gjerësi prej 12 m. Ky segment do të shtrihet në një gjatësi prej 260 m dhe do të ketë prerjen tërthore 25.75 m. Edhe në këtë segment përparësi i kushtohet sinjalistikës për personat që kanë vështirësi shikimi.

Segmenti 4

Segmenti 4 është një fragment, që përfshin bashkimin nga kryqëzimi me Rrugën e Dibrës deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”. Profili ekzistues i këtij segmenti ka një gjerësi prej afërsisht 20 m. Në këtë segment do të ndërtohen dy korsi biçikletash, njëra brenda trupit të rrugës dhe tjetra brenda lulishtes ekzistuese, një korsi autobusi dhe tri korsi për lëvizjen e makinave, me një gjerësi rruge 1450 cm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>