Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Hipoteka e Tiranës, labirint ku aplikimet vonohen pesë vjet

$
0
0

KLSH kallëzon në prokurori 19 zyrtarë, mes tyre edhe kreu aktual

Zamir Alushi

Hipoteka-620x412Korrupsioni në Hipotekën e Tiranës u kushton qytetarëve deri në 5 vjet për të marrë përgjigjet e aplikimeve që duhet të kryhen për dy javë. Abuzimet në favor të ndërtuesve kapin vlerën afro 3 milionë dollarë për periudhën nga 2012 deri në 2015. Pas këtij zbulimi, KLSH më 20 janar 2016, ka dërguar kallëzimin në prokurori për dy ish-drejtues të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive Tiranë F.H. dhe E.B. Bashkë me ta akuzohen për shpërdorim detyre edhe 6 persona, ish-nëpunës të ZVRPP Tiranë (ish-përgjegjës zone dhe ish-specialist E.D, B.H, H.Xh, F.B, N.Z. dhe E.Q.). KLSH kërkon të hetohen 11 persona (drejtuesi aktual i ZVRPP Tiranë, 3 ish-drejtues, 3 juristë dhe 4 përgjegjës zone) për mosndjekje dhe mosevidentim të pajustifikuar të proceseve gjyqësore dhe administrative lidhur me 37 vendimet marrë nga Gjykatat dhe KVVTP. KLSH ka depozituar në prokurori për 11 zyrtarët një informacion me indicie penale. Në total dëmi ekonomik i konstatuar nga auditimi i KLSH-së arrin në rreth 298.52 milionë lekë. Në kallëzimin penal të përcjellë organit të Prokurorisë, KLSH ka konstatuar: Shmangie të detyrimeve të investitorëve të pallateve në lidhje me taksën e kalimit të pronësisë; Heqje të kufizimeve pa asnjë shkak ligjor dhe pa plotësuar dokumentacionin ligjor të kërkuar; Regjistrime në favor të subjekteve private të kontratave për dhënien me qira të tokës bujqësore “shtet”; Regjistrimi i objektit të një qendre tregtare duke mos llogaritur e arkëtuar detyrimin prej 171 milionë lekësh; Regjistrimi i pasurive “ndërtesë”, në mungesë dhe me parregullsi të dosjes, madje duke regjistruar në disa raste edhe sipërfaqe shtesë; Lejimi i tjetërsimit dhe shitjes së pronës së kthyer “shtet” nga Gjykata; Regjistrimi i pasurisë duke pajisur poseduesin e saj me certifikatë pronësie në një kohë kur dokumentacioni ka lidhje me një tjetër pasuri e pronarë të tjerë; Heqje e kufizimit për pasuri të përfituara në kundërshtim me ligjin, pasi nuk mund të cilësoheshin si “tokë pa fryt” toka të ndodhura mbi argjinaturën e lumit Lanë. Gjithashtu, nga auditimi u evidentuan një sërë rastesh të hipotekimit me mbivendosje nga vetë ZVRPP, të pasurive të llojit tokë, troje dhe objekte. Sipas KLSH, hipoteka ka performancë e ulët në administrimin e praktikave, të cilat për një periudhë 5-vjeçare arrijnë mbi 15533 dhe për të cilat ZVRPP, ndonëse ka arkëtuar nga qytetarët rreth 55,3 milionë lekë, ende nuk u ka ofruar atyre shërbimin e kërkuar. Gjatë viteve 2012, 2013, 2014 dhe 6-mujorin e parë të 2015-s ka pasur bashkëpunim të pamjaftueshëm dhe Prefektit të Qarkut Tiranë, për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, thekson raporti i auditimit. Për këtë periudhë, komisioni i verifikimit të akteve të pronësisë mbi tokën (Prefektura e Tiranës) i ka drejtuar ZVRPP Tiranë 2209 kërkesa për informacion, verifikim, konfirmim të titujve të pronësisë së tokës bujqësore. Nga ana e ZVRPP Tiranë, janë kthyer përgjigje për 836 kërkesa (ose 37%), nuk ka kthyer përgjigje për 1373 kërkesa (ose 63%) me tejkalim afati deri 5 vjet. 836 përgjigjet janë kthyer me vonesa dhe në tejkalim të afatit, nga disa ditë deri në 10 muaj. Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Mosdhënia e përgjigjeve për 1373 kërkesa dhe shkelja afateve ligjore janë me pasoja në parandalimin e transaksioneve, rritjen e praktikave në proces me aplikime të papërfunduara, vonesat në regjistrim të pasurive bujqësore. ZVRPP Tiranë për periudhën 2012 – 6-mujori i parë i vitit 2015 i ka drejtuar KVVTP, pranë Prefektit të Qarkut të Tiranës, 235 kërkesa për verifikim, vlerësim të titujve të pronësisë së tokës bujqësore, për të cilat u kthye përgjigje për 38 kërkesa, (ose 16%). Nuk ka kthyer përgjigje prej 5 vjetësh, për 197 kërkesa (ose 84%), duke tejkaluar afatet. Kontrolli i Lartë i Shtetit më 29 dhjetor 2015, me një letër të firmosur nga kryetari Bujar Leskaj, ka njoftuar mbi masat edhe Ilirjan Muhon, kryeregjistruesin e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë. Në këtë letër i kërkohet Muhos marrja e masave disiplinore për 30 punonjës specialistë, nga “Vërejtje” deri në “Largim nga puna” dhe për ata me kontratë, nga masa “Vërejtje” deri në “Ndërprerje të marrëdhënieve të punës”. Gjithashtu, nga KLH kërkohet të nxirren aktet administrative duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe përmbarimore me qëllim shpërblimin e dëmit në vlerën totale 228,513,887 lekë.

 
Doganat

Rënia e çmimit të naftës, të  ardhurat e akcizës bien 4.6%

Ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar gjatë muajve të fundit ka dhënë efektet edhe në vendin tonë, kryesisht në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Referuar statistikave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë në vlerën e 39,027 milionë lekëve nga 44,900 milionë lekë që ishte planifikimi, ose 5,9 milionë lekë më pak. Akciza ka shënuar një rënie me 4.6% në raport me 2014-n. Ekspertë të Ministrisë së Financave shprehen se në rënien e këtyre të ardhurave, ka ndikuar rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, çka ndikoi edhe në uljen e prodhimit nga kompanitë hidrokarbure. Ulje të shitjeve për këtë periudhë ka deklaruar sidomos kompania Banker’s, e cila kontrollon pjesën më të madhe të vendburimeve të naftës në Fier dhe Kuçovë. Në rënien e të ardhurave nga akciza, ka ndikuar edhe ulja e importeve të cigares, që për muajin dhjetor ishin më poshtë se 190 tonë. Edhe gjatë muajit nëntor, sasia e zhdoganimit të cigareve ishte në të njëjtin nivel me dhjetorin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>