Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kombinat, konfliktohet me pronarin e pikës së basteve, qëllon me armë zjarri

$
0
0

policia-natenTë shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Qelqit ku një person pas konfliktit me pronarin e një pike bastesh ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të derës së lokalit.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, shtetasin Altin Dani, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

“Më datë 23.01.2016, në Rrugën e Qelqit, Kombinat, shtetasi me iniciale A . D, i cili ka qenë në gjendje të dehur është konfliktuar me pronarin e një Lloto Sport.

Pas konfliktit, shtetasi i shpallur në kërkim tashmë nga policia, ka marrë një armë automatik dhe ka gjuajtur në drejtim të derës së Lloto Sportit. Nga të shtënat nuk ka të plagosur.

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë larguar me një automjet tip ‘Fiat’. Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja armë zjarri tip kallashnikov”, bën me dije policia.

23 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>