Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si sulm dhe kërcënim ndaj fjalës së lirë padinë e depozituar sot nga ana e Kryeministrisë në drejtim të deputetes demokrate, Albana Vokshi.
Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se e paditi Vokshin pas denoncimeve kurajoze që ajo i ka bërë rasteve të njëpasnjëshme të korrupsionit në drejtësi, çka sipas tij dëshmon edhe faktin se ai ka ne sherbim te tij drejtesinë dhe gjyqtaret e tij mercenare ne Gjykaten e Larte.
“Kercenimi i kokoshit 200 milionesh sot ndaj Albana Vokshit, pas nje serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova per korrupsionin ne shendetesi, per zhvatjen qe ai po i ben parave te shqiptareve me miliarda çdo muaj, tregon dy gjera. Se kryehajduti Edi Rama permes mashes se tij Ilir Beqa i kane vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot te tjera. Dhe se ai ka ne sherbim te tij drejtesine e gjyqtaret e tij mercenare ne Gjykaten e Larte, me te cilen kercenon opoziten dhe fjalen e lire. Ky shef i hajduteve te qeverise qe ka dore ne cdo tender e koncesion, ka konsoliduar ortakerine me hajdutet e gjyqesorit, ku kerkon te mbylle gojen e opozites e te marre certifikata integriteti.
Kercenon me ata gjyqtare te korruptuar e te kapur qe denuan Ristanin e Paloken sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxoren pa njolle e pa cene perfaqesuesit e krimit, Arben Ndoken e Pjerin Ndreun qe bota mbare i pa te godisnin opoziten brenda ne Kuvend. Ja kjo eshte drejtesia qe do kokoshi. Te ruaje mercenaret qe i ka, e te nenshtroje cdokend tjeter qe ende zbaton ligjin e jo urdhrat e tij. Sepse do te vjedhe i qete cdo pasuri qe ka mbetur ende pa e plaçkitur e shitur, dhe nuk do as zhurme. Do qetesine permes kercenimit me gjykate te opozites.
E siguroj ate dhe skoten e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar qe i bejne temenara dhe qoka duke shkelur ligjin se jo vetem opozita, PD dhe çdo perfaqesues i saj do te denoncojne korrupsionin e Edi Rames, por se ai dhe banda qe e rrethon ne qeveri e gjyqesor, do te kene fundin e hidhur qe u rezervon populli hajduteve te babezitur si keta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet”, shkruan Basha në FB.
23 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)