Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Akuzat e Zaganit, prokuroria pushon hetimin ndaj Tahirit

$
0
0

Dritan ZaganiProkuroria e Fierit, ka pushuar hetimin ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Hetimi ndaj tij kishte nisur fill pas deklaratave të ish-shefit të Antidrogës në Fier, Dritan Zagani. Sipas organit të akuzës, Zagani ka nxjerrë të dhëna hetimore.

Aktualisht Dritan Zagani është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm për lidhje me trafikantët e drogës. 33-vjeçari nga Bushati i Shkodrës, ish-shef i Antidrogës në Fier, u arrestua kohë më parë për dekonspirim të një aksioni policor pas një kërkese të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, Zagani u la me arrest shtëpie dhe më pas u largua drejt Italisë.

22 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>