Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Beqiraj: Nuk e japim me koncesion mbledhjen e TVSH-së

$
0
0

Irena beqirajMinistria e Financave ka dalë në një konferencë për dhënien me koncesion të mbledhjes së TVSH-së. Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj deklaroi se ky nuk është koncesion, por një partneritet publik-privat dhe se ka keqinterpretime për këtë.

Sipas saj ky partneritet do të rrisë ta ardhurat e shtetit, në 10 vjet sipas saj do të rriten me 180 milion dollarë. Beqiraj tha se nuk ka lëshim të të drejtave të shtetit te privati.

“Partneriteti publik-privat i rëndësishëm. Në fund të kësaj pune mund të themi që është në sistem efikas.  Nuk i japim asnjë lëshim të të drejtave ekskluzive të shtetit te privati, siç është mbledhje a TVSH-së. Dua të theksoj se nuk është koncesion por partneritet publik-privat”, deklaroi Beqiraj.

22 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>