Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Holanda, Koenders: Shqipëria të bëjë reformën në drejtësi

$
0
0

Ambasadorja e BE-së, Vlahutin: Ndryshimet kushtetuese janë fillimi, jo fundi i reformës në drejtësi

HERION MESI

Koenders (1) Bashkimi Europian i përsërit qëndrimin e tij politikës shqiptare, duke i kërkuar që të përfundojë sa më parë reformën në drejtësi. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, i cili gjatë takimit të radhës së Komisionit të Punëve të Jashtme në PE, që u mbajt në Bruksel, prezantoi prioritetet e presidencës holandeze të BE-së, teksa deklaroi se për Shqipërinë kërkohen më shumë reforma në fushën e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, shefi i diplomacisë holandeze pohoi se në gjashtë muajt e ardhshëm që BE-ja do të drejtohet nga Holanda, zgjerimi nuk është një prioritet. “Konkluzionet e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian të dhjetorit përbëjnë udhëzimet kryesore për presidencën holandeze lidhur me zgjerimin. Vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të plotësojnë kriteret. BE-ja duhet të jetë gati për të pranuar shtete të reja. Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në plotësimin e kritereve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kërkohen më shumë përpjekje në reforma. E nevojshme është aprovimi i paketës së reformës së sistemit të drejtësisë”, deklaroi dje ministri Koenders.

Ambasadorja e BE-së

meta vlahutinAmbasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi dje, se reforma në drejtësi nuk do të mbarojë me miratimin e paketës kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, por aty do të fillojë reforma. Në takimin e tretë të komitetit drejtues të EURALIUS IV, teksa do të komentonte aktualitetin politik në vend, diplomatja e Brukselit u shpreh se korrupsioni po rrezikon efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së saj në fillim të punimeve të djeshme, e cila do të vijonte më pas pa praninë e kamerave, ambasadorja e BE-së pohoi se administrimi i gjyqësorit është i ngadaltë dhe se pavarësia e gjyqësorit është e pamjaftueshme. “Reforma e drejtësisë nuk do të mbarojë me miratimin e paketës kushtetuese, por aty do të fillojë. Zbatimi i reformës do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi. EURALIUS IV po e ndihmon ndërkaq këtë proces dhe është i gatshëm ta mbështesë fazën e zbatimit. Për ne, pika kryesore e referimit në punën tonë është raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2015 që e konsideron sistemin gjyqësor shqiptar në stadin e hershëm të përgatitjes. Dhënia e drejtësisë është e ngadaltë, trajnimi profesional dhe pavarësia e gjyqtarëve është i pamjaftueshëm, korrupsioni po minon gjerësisht efikasitetin e sistemit”, tha ambasadorja. Në një kohë kur tensionet politike janë shtuar, pasi palët ende nuk kanë gjetur një pikë të përbashkët për reformën në drejtësi, diplomatja e BE-së bëri apel për dialog dhe komunikim mes palëve për reformën, pasi, sipas saj, të dy këta komponentë kanë rëndësi kritike për sukses. “Dialogu dhe diskutimi kanë rëndësi kritike për suksesin e reformës, askush nuk pret të ketë marrëveshje të plotë mbi gjithçka, por në një demokraci është shumë e rëndësishme të shkëmbehen mendime për të kërkuar zgjidhjet më të mira. Synimi i këtij projekti është krijimi i një sistemi gjyqësor më funksional, që do të përmirësojë jetët e qytetarëve shqiptarë, ekonominë e vendit dhe të ardhmen e tij në BE. Ju lutem, bëhuni pjesë e diskutimit se si të përfitojmë sa më mirë nga kjo mundësi e madhe dhe nga e gjithë asistenca që BE-ja është e gatshme të sigurojë”, tha ambasadorja Vlahutin.

 

EURALIUS

Në tryezën e djeshme të komitetit drejtues të EURALIUS IV, ku ishin të pranishëm anëtarë të KLD-së, përfaqësues të gjyqësorit, kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ra në sy mungesa e dy përfaqësuesve të opozitës e gjithashtu anëtarë të komisionit, Oerd Bylykbashi dhe Eduart Halimi. Por dje gazeta “Rilindja Demokratike”, organi i Partisë Demokratike, theksoi se mungesa e dy përfaqësuesve të opozitës në këtë forum teknik lidhej me faktin se ata ishin ftuar, por nuk ishin përfshirë në listën e folësve në punimet e kësaj tryeze axhendë për të folur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>